TIRANË - Deputetja e PD-së përmes një postimi në Facebook reagon ndaj atyre të cilët e kishin kritikuar për praninë e saj pranë kryeministrit Rama në ditën e 8 dhjetorit. Mesila Doda thotë se nuk ishte e ftuar nga kryeministri dhe se nuk është krim t’i japësh dorën kundërshtarit politik.
“Politika s'behet as me terbim e as me frike, behet me kembengulje, ide te reja, me vertetesi e pa komplekse.”- shkruan Doda më facebook.
DEKLARATA E PLOTË E DEPUTETES MESILA DODA
Të nderuar miq!
Duke pare tendencen e disa mediave dhe skiftereve te cilet edhe megjithse e dine fort mire te verteten, jane sulur per te gjetur armikun me qellim qe te kapin ndonje cope nga udheheqsit, jam e detyruar te sqaroje si me poshte:
1. Une nuk isha e ftuar askund nga kryeministri, por nga miqte e mi studente te dhjetorit, te cilet kane te drejten te ftojne gjithkend ne spektrin politik, ndersa une ne aktivitetet e tyre kam gjithmon nje vend dhe do shkoj me kenaqesi.
2.Ti japesh doren kryeministrit nuk eshte krim e per me teper te qendrosh ne te njejtin aktivitet me te nuk konsiderohet veper e gabuar. Kjo eshte nje bote ku takohen Thaci dhe Dacic, ku takohen ne dreka e darka formale dhe informale familjare lideret kundershtare, ndaj as nuk dua tja di pse dikujt i duket e cuditshme qe une te sillem njerzisht me kundershtarin tim politik. Eshte dicka qe une do ta vazhdoj ta bej ne respekt te bindjes sime qe edhe me kundershtarin duhet te sillesh me dinjitet dhe qytetarisht, ndersa idete politike perballen pa kompromis.
3.I ftoj gjithe armiqte e mi dhe mentoret e tyre politike, qe ti zbrazin si te duan inatet e tyre se kjo mund te permirsoje shendetin e tyre mendor dhe karrieren. E vetmja ndjesi qe me krijojne eshte ajo e nje kurajoje edhe me te madhe per te vepruar dhe thene te verteten, kur kuptoj sa frike me paskan patur.
4. I ftoj gjithe miqte dhe mbeshtetesit e mi dhe te gjithe ata qe me kane besuar, te vazhdojme se bashku rrugen e nje politike te vertete, qytetare, opozitare dhe me zemer te paster, ne respekt te bindjeve tona. I ftoj qe te mos ligshtohen dhe te mos bien pre e provokimeve apo fyerjeve meskine. Politika s'behet as me terbim e as me frike, behet me kembengulje, ide te reja, me vertetesi e pa komplekse.

(Foto nga LSA: Deputetja e PD, Mesila Doda në aktivitetin e 23 vjetorit të Lëvizjes Studentore)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com