Demollari mburr Berishën para
rumunëve: “Arma jonë sekrete”

Demollari mburr Berishën para<br />rumunëve: “Arma jonë sekrete”
Një prej legjendave të futbollit shqiptar ndër vite Sulejman Demollari ka “zbuluar” para rumunëve “armën sekrete” të kombëtares shqiptare. Demollari ka luajtur për disa vite me Dinamon e Bukureshtit ndaj edhe është mjaft popullor në Rumani. Për këtë arsye pas hedhjes së shortit të Euro 2016 ku Rumania ra së bashku me Shqipërinë në Grupin A, ku bëjnë pjesë edhe Franca e Zvicra, gazeta rumune “Gazeta Sporturilor” ka intervistuar ish-yllin e futbollit shqiptar.

Zoti Demollari, si e pritët shortin e hedhur në Paris, më 12 dhjetor?
Një gëzim i madh. Unë kënaqem që do të shoh një ndeshje midis Rumanisë dhe Shqipërisë. Grupi A, ku bëjmë pjesës të dyja kombëtaret, do të jetë më interesant se sa duket në shikim të parë.

Më konkretisht, çfarë mendoni ju për këtë grup?
Mund të bëjë dallimin Franca, por edhe tri kombëtaret e tjera nuk janë larg përfaqësueses së vendit pritës të këtij Europiani. Çdo gjë mund të ndodhë.

Pse duhet të keni frikë nga Rumania?
Shqipëria është e tejmbushur me lojtarë të mirë, ndaj kjo pyetje nuk ka vend. Frikë për askënd, respekt po. Së pari, lojtarët kanë formuar një grup të bashkuar, që po jep fryte. Si provë është kualifikimi i parë i Shqipërisë në një kompeticion të këtij niveli. Gianni De Biasi është një trajner i veçantë, që i ka vënë të gjithtë mekanizmat e kombëtares në punë. Ai i befasoi të gjithë. Por, edhe ju keni një trajner të madh!

Kërcënimi kryesor, arma sekrete e Shqipërisë, cila është?
Portieri. Etrit Berisha është një portier shumë i mirë dhe mund të bëjë dallimin në një turne të madh. Do të jetë e vështirë për t’i shënuar gol atij. Përfundimisht, nuk i mungon asgjë që të jetë titullar i Lacios në Seria A.

Edhe Fiorentina ka portierin tonë…
(Qesh) Sidoqoftë, te skuadra rumune është e vështirë për të gjetur një lojtar që të bëjë dallimin. Si në kohët e shkuara, kur ishte Haxhi, për shembull. Haxhi ishte një futbollist i madh. Është e vështirë të besohet se Rumania do të lindë një tjetër si ai.

Çfarë gjërash “kërcënuese” ka Rumania, atëherë?
Shqipëria është hera e parë në histori që merr pjesë në një kompeticion të tillë. Rumania ka traditë në këtë drejtim. Ky është një plus. Pastaj, keni edhe “Gjeneralin”. Duhet pranuar që keni një trajner të madh, si Jordanesku.

Cili është objektivi i Shqipërisë dhe kush ju duket më favoriti në grupin tonë?
Unë mendoj se mund të kualifikohemi të dyja kombëtaret. Seriozisht, do të ishte gjë shumë e mirë të shihja Rumaninë dhe Shqipërinë ta kalonin grupin. Dua të kualifikohemi së bashku.

A keni mbajtur kontakte me dikë në Rumani?
Po, unë flas me ish-kolegët e mi të Dinamos së Bukureshtit. Dy vjet më parë kam ardhur me përfaqësuesen U-17 në Rumani. Kam qenë i kënaqur të takohem me ta. U takova me Cheregi dhe me Belodedici.

Me se merreni aktualisht?
Tani jam në stafin teknik të kombëtares U-19. Është një projekt që më intrigon shumë. Këtu në Shqipëri edhe klubet kanë filluar të rriten, edhe kombëtarja e dëshmoi këtë, me kualifikimin e parë në një Kampionat Europian.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë