Dëmshpërblehet 7 vjet pas
aksidentit, i paralizuari 66-vjeça
Zgjidhet pas 7 vjetësh, çështja e dëmshpërblimit për të aksidentuarin Qamil Skilja nga Tirana. 66-vjeçari i paralizuar nga aksidenti iu drejtua emisionit “Urbanika” në "A1Report!", ku kërkoi ndihmën e gazetarëve.
TIRANE - Zgjidhet pas 7 vjetësh çështja e dëmshpërblimit për të aksidentuarin Qamil Skilja nga Tirana. 66 vjeçari i paralizuar nga aksidenti iu drejtua emisionit “Urbanika” në A1 Report, ku kërkoi ndihmën e gazetarëve. Pas trajtimit të rastit në këtë emision, dhe investigimit të gazetarëve mbi gjendjen financiare të kompanisë së sigurimeve Atlantik Sh.A, kjo e fundit i ka kaluar më së fundmi shumën mbi 10 mln lekë të reja të aksidentuarit Qamil Skilja. Priten vetëm veprimet e bankës për të lejuar Qamil Skiljan të ketë të drejtë veprimi mbi paratë. Pas gjithë hapave ligjorë 66 vjeçari do të ketë mundësi të shkojë në Itali për të kryer ndërhyrjen kirurgjikale për të hequr 14 hekura të vendosura në këmbë nga mjekët italianë.
Qamil Skilja u aksidentua në 25, maj 2006, teksa po udhëtonte me mjetin e tij tip Jamaha ku si pasagjere kishte edhe vajzën Enkeljda Skilja. Në orën 8 të mëngjesit në aksin rrugor Ndroq- Tiranë, mjeti Jamaha u përplas me një tjetër automjet taksi me targa TR 373 B i drejtuar nga Naim Kasa. Për pasojë u aksidentuan rëndë, 66 vjecari Qamil Skilja dhe vajza e tij Enkelejda Skilja. 66 vjeçari u trasnportua në spitalin ushtarak ku iu nënshtrua terapisë intensive për shpëtimin e jetës dhe ndërhyrjes kirurgjikale. Më pas u dërgua në spitalin Sapienca në Romë për trajtim më të specializuar pasi jeta e tij ishte në fije të perit.
Shoqja e tij e jetës, Meleqe Skilja, u diagnostikua me kancer pak muaj para se Qamili të përfundonte i paralizuar në shtrat. Qamili e humbi bashkëshorten e tij pas aksidentit të rëndë që ndodhi në vitin 2006. 2 vite pas aksidentit të rëndë, dhe pasi kthehet nga vdekja, Qamili iu drejtua gjykatës për të përfituar dëmshpërblimin nga kompania e sigurimeve Atlantik sh.a ku ishte i siguruar mjeti që e aksidentoi. Por sikur të mos mjaftonte fakti dhe nevojat vetjake, 66 vjecari iu desh të sorollatej për 7 vite nëpër dyert e gjykatave, pasi kompania e sigurimeve refuzonte të dëmshpërblente këtë qytetar duke paraqitur disa kërkesë padi ku kishte vetëdeklaruar se ishte në vështirësi financiare dhe nuk mund të ekzekutonte vendimet e gjykatave.
Shoqëria e sigurimeve Atlantik sh.a, shkeli vendimet e Gjykatës së Rrethit Tiranë dhe asaj të Apelit, ku të dyja kishin dhënë urdhër që shoqëria ti paguante menjëherë shifrën prej 17 milion lekësh të aksidentuarit. Por pas investigimit të bërë nga “Urbanika” mbi dokumentet dhe veprimtarinë e kësaj kompanie rezultoi se në kohën kur kompania vetëdeklaronte vëshitrësi financiare në Qendrën Kombëtare të Regjistrimeve faktohej se vetëm 23 ditë më pas Atlantik Sh.a ka kryer zmadhim të kapitalit nga vlera 606.957.981.00 e bën 628.336.081.00. Gjithashtu në QKR figuronin edhe investime të tjera të bëra nga kjo shoqëri për degë të reja që hapen në rrethe të ndryshme të Shqipërisë.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.6%
-
Jo
51.4%
-
Nuk e di
1.9%
Vota total: 12420
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTO/ Parku kombëtar i Shebenikut me borë! Lëvizja e detyrueshme me goma dimërore e zinxhirë
12 Janar, 13:41
-
Bora në qarkun e Shkodrës, Aksi Kir - Shosh i bllokuar! Disa fshatra pa drita, OSHEE në terren
12 Janar, 13:35
-
AMP aksion blic në terren, inspekton lokalet e natës për drogë, lojra fati e muzikë jashtë orarit
12 Janar, 13:13
-
Tritol hotelit në Theth, pamjet e aksionit të policisë në mes të borës për arrestimin e autorit
12 Janar, 13:08
-
Shkodër/ Tritol hotelit në Theth, ja kush janë pronarët (EMRAT)
12 Janar, 12:57
-
Basir Çollaku: Zgjedhjet në degën 2 Tiranë, për Kokë të Statutit dhe "koka" të tjera
12 Janar, 12:48
-
Diaspora ‘dyndet’ në aplikacion, mbi 4100 aplikime 24 orët e para
12 Janar, 12:47
-
VIDEO/ 'Më bënë dhunues të nënës sime apo skizofren me kartelë”, Rama: Katrani i madh çoi avokatët të bënin paqe ‘se kështu e ka politika’
12 Janar, 12:33
-
Alban Daci: Listat e hapura ose të mbyllura dhe partitë e reja!
12 Janar, 12:27
-
'Babale 2' Rama paralajmeroi padi për kallëzim të rremë! Reagon Bardhi, sulmon SPAK: 7 pyetjet pa përgjigje
12 Janar, 12:21
-
Lojëra fati dhe baste sportive të paligjshme, 2 të arrestuar në Fier
12 Janar, 12:18
-
VIDEOLAJM/ Shpërthim në një pikë karburanti në Jemen, 10 të vdekur, 65 të plagosur
12 Janar, 12:11