TIRANE- Drejtoria e Pagesave dhe Dëmshpërblimeve pranë Ministrisë së Financave ka bërë publike emrat e 271 të përndjekurve të cilëve u është miratuar dëmshpërblimi financiar, por që nuk mund t’u kalohen shumat për shkak të mungesave në dokumentacion. Të përndjekurit në fjalë i takojnë kategorisë së cilës u është miratuar së fundi e drejta e dëmshpërblimit dhe nuk kanë marrë ende këstin e tij të pare. “Pagesa do të kryhet për të gjithë trashëgimtarët e ish të dënuarit politik. Trashëgimtarët duhet të dorëzojnë dokumentet e kërkuara sipas dispozitave ligjore në fuqi”, thekson Ministria e financave.
/Shqiptarja.com












