Dëmshpërblimi, 504 të përndjekurit
që marrin këstin
Ministria e Financave jep këstin e parë dhe këstin e dytë për një numër ish-të përndjekurish, duke intensifikuar pagesat për këtë kategori në prag të zgjedhjeve parlamentare.
TIRANE - Ministria e Financave ka paguar dje dëmshpërmblime për një numër ish-të përndjekurish. Lista e mëposhtme tregon emrat e 504 përfituesve. 2005-a është viti i parë në të cilin fondet për “ish-të përndjekurit politikë” dalin si zë mënjanë në buxhet.
Gjatë këtij viti, shuma e parashikuar ishte 260 milionë lekë apo rreth 0.028% e PBB-së. 2008-a ishte viti i cili shënon një rritje të theksuar të fondeve, duke shkuar në rreth 0.1% të PBB-së. Viti 2009 vijon këtë rritje, me dyfishim të mëtejshëm të fondeve duke arritur në vlerën 2 miliardë lekë apo 0.173% të PBB-së.
Pas këtij momenti, vihet re një konstante në nivelin e buxhetuar prej 2 miliardë lekësh për vitet 2010 dhe 2011, ndonëse shpenzimet totale të buxhetit ishin në rritje. Viti 2012 shënon një rënie prej 15% të financimit, duke e çuar mbështetjen për “ish-të përndjekurit politikë” në 0.122% të PBB-së, niveli më i ulët që prej vitit 2008.
Por, realizimi faktik i tyre nuk ka qenë në nivelin 100%. Kështu, realizimi faktik deri në muajin nëntor për vitin 2007, ishte 50% apo 200 milionë lekë nga 400 milionë që ishin parashikuar në fillim të vitit.
Ndërkohë, viti 2009, i cili paraqitet në pamje të parë shumë mbështetës për këtë kategori, e kishte realizimin rreth 69%. Pra, nga 3.17 miliardë që ishin fondet pas Rishikimit të Buxhetit, realizimi faktik ishte vetëm 2.2 milardë.
Realizimi i ulët për këtë zë karakterizon edhe vitet e mëtejshme. Nga 2 miliardë lekë të parashikuara në Buxhetin Fillestar për vitin 2010, realizimi faktik ishte vetëm 1 miliardë lekë apo 50% e buxhetit të fillimvitit.
Pas protestave të kësaj kategorie, të zhvilluara këtë vit, duket se qeveria ka vendosur të sakrifikojë fonde të tjera për të plotësuar kërkesat e tyre para zgjedhjeve parlamentare.
Lista me emrat e 504 ish të përndjekurve politikë që përfitojnë pagesën e këstit të parë dhe të dytëShkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 18.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4448
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09