TIRANE- Ndërsa në total, për vitin 2015, fondi për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve është 20 milionë dollarë, deri në prill Qeveria ka paguar 7.7 milionë dollarë për kompensimin e tyre. “Open Data Albania” ka zbardhur 66 transaksionet e kryera nga Ministria e Financave për kompensimin e ish të përndjekurve nga 1 janari deri në prill 2015, përmes të cilëve janë disbursuar në total 769,536,907 lekë (afërsisht 7.7 milionë dollarë).
Sipas shoqatës, një pjesë e vlerës i përket buxhetit të shtetit të vitit 2014, si transaksione të urdhëruara në datën e fundit të vitit 31.12.2014 dhe të ekzekutuara në datat e para të vitit 2015. Ndërsa në vlerë 740,633,009 Lekë janë transaksione që i përkasin shpenzimeve publike sipas Buxhetit të Shtetit për vitin 2015.
/Shqiptarja.com

DOSJET ME MANGËSI NË DOKUMENTACION