Fondi prej 613 milionë lekësh, tashmë i miratuar nga Këshilli i Bashkisë Vlorë, ka marrë edhe ligjshmërinë përfundimtare në Prefekturë. Ky fond është alokuar pas një procesi të plotë verifikimi të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet e 4 tetorit. Kreu i Emergjencave Civile në Bashkinë Vlorë, Ardian Vreshtazi, ka konfirmuar se shpërndarja e ndihmës financiare do të përfundojë brenda këtij muaji për 354 familjet e prekura nga permbytjet.
“U miratua fondi 613 mln lekë (600 mijë euro), nga të cilat 56 mln është fatura financiare për familjet në nevojë. Pas vlerësimit në terren u bë projektvendimi që kaloi në këshill dhe në prefekturë. Pas marrjes së ligjshmërisë, specialsitët kryen procedurat për të kaluar fondin. Në fund të muajit Janar është afati kur nis ndarja e fondit. Po mbledhin dokumentet përfundimtare. Familjet e dëmtuara po sjellin numrat e llogarisë në bashki. Ky është Fondi i Kushtëzuar për familjet e dëmtuara më 4 tetor që jepet nga Qeveria”, tha Vreshtazi.
Përmbytjet e 4 tetorit 2024 shkaktuan dëme të mëdha në dhjetëra familje dhe biznese në zonën e Vlorës. Procesi i verifikimit dhe i miratimit të fondit u krye me kujdes për të siguruar që çdo familje të marrë mbështetjen e duhur financiare në përputhje me humbjet e shkaktuara.

Komente


Po bashkia nuk ka asnjë përgjegjësi ,,fajin e ka shiu ,këta vegjetojnë ,,bëjnë ndonjë foto tek kanalet ,,,,vjedhin ,dhe nuk e ruajnë fare ,, Vlora është bërë si Afganistani ,,Gjithë administrataështë plotë me hajdutë dhe sekserë ,që i njeh gjithë Vlora me emër ,mbiemër Në çdo drejtori ke njerës të paaftë të dënuar ,arogantë ,maskarenj,,të ricikluar , me pasuri sheikësh .Tek Ashk pa paguar mijëra euro nuk mer asnjë shërbim . më keq vlora nuk ka qenë asnjëherë , dilni njëherë nëpër rrugët e qytetit dhe do ta shihni.Ky kryetari del dhe bën propagandë që punët venë vaj ,,u pika ky nuk ka snjë faj se e vunë aty për punët e pista të sulltanit
PërgjigjuSe kuptoj ok u demshperblyen...po bashkia ka pergjegjesi ? A penalizohet kryetari per kanalet e papastruara?
Përgjigju