OSHEE ka njoftuar se për shkak të një dëmtimi në fiderin e nënstacionit 'Traktora', të shkaktuar nga një firmë ndërtuese që punon për Unazën e Re në Shkozë, kanë mbetur pa energji elektrike disa zona rreth Xhamia “Xhura”, “Artistike”, Poliklinika 10, etj.
Ndërkohë një tjetër defekt ka ndodhur si pasojë e punimeve të UKT pranë zonës së ambasadës Amerikane, ku si pasojë kanë mbetur pa energji abonentët në zonën pranë qytetit “Studenti”, në zonën pranë Autoritetit Shëndetësor Rajonal.
Ndërkohë njoftohet se grupet e OSHEE janë në terren dhe po punojnë për riparimin në kohë të defekteve.
Komento