Detaje të reja ka dalë në dritë në lidhje me ngjarjen horror të ndodhur në Spanjë ku nëna dhunoi për vdekje djalin 2 vjeçar dhe la me dëmtime të rënda binjakun e tij që po merr trajtim spitalor.
Autopsia e kryer nga mjekët ka nxjerrë në dritë dhunën e tmerrshme që e ëma ushtronte mbi djalin derisa ai vdiq.
Raporti i autopsisë konfirmon lëndime të ndryshme që tregojnë për keqtrajtimin e vazhdueshëm që i mituri ka pësuar nga e ëma.
Përfundimet e mjekëve ligjorë tregojnë për një edemë pulmonare që mund të shpjegojë disa shenja në qafë, të cilat lindin dyshime se ajo ka tentuar dhe ta asfiksojë , si dhe hemorragji të brendshme dhe lëndime të ndryshme në kafkë .
Sipas vajzës tetëvjeçare nëna e kishte lënë djalin pa ndjenja duke e mbytur me pëshqirë. Ajo jetonte me të atin dhe kishte shkuar në fundjavë tek e ëma ku u përball dhe me ngjarjen e tmerrshme.
Deri më tani nëna me origjinë shqiptare Hatixhe Kamxhiu nuk e ka pranuar fajësinë e krimit.