Dëmtimet e mbrojtësve, Spalleti merr masa para ndeshjes me Shqipërinë, në ndihmë thirret Gatti i Juventusit

Dëmtimet e mbrojtësve, Spalleti merr masa para ndeshjes me Shqipërinë, në ndihmë thirret Gatti i Juventusit

Mbrojtësi i Juventusit, Federico Gatti

Dëmtimi i Giorgio Scalvinit, pas atij të Acerbit ka detyruar teknikun e kombëtares italiane Luciano Spaletti të marrë masa para ndeshjeve të europianit gjerman, ku në sfidën e parë do të ketë përballe kombëtaren shqiptare më 15 qershor.

Spalleti ka thirrur si përforcim në repartin e mbrojtjes, Federico Gattin e Juventusit, i cili do të mbërrijë në Coverciano orët e ardhshme për t’iu bashkuar grupit.

Ndërkohë së bashku me Gattin, pritet të bashkohet me skuadrën edhe sulmuesi i Atalantës Gianluca Scamacca.

Ky është grupi i plotë i kombëtares Italiane për momentin:

Portierë: Gianluigi Donnarumma (Paris Saint Germain), Alex Meret (Napoli), Ivan Provedel (Lazio), Guglielmo Vicario (Tottenham);
 

Mbrojtës: Alessandro Bastoni (Inter), Raoul Bellanova (Torino), Alessandro Buongiorno (Torino), Riccardo Calafiori (Bologna), Andrea Cambiaso (Juventus), Matteo Darmian (Inter), Giovanni Di Lorenzo (Napoli), Federico Dimarco (Inter) , Federico Gatti (Juventus), Gianluca Mancini (Roma);
 

Mesfushorët: Nicolò Barella (Inter), Bryan Cristante (Roma), Nicolò Fagioli (Juventus), Michael Folorunsho (Hellas Verona), Davide Frattesi (Inter), Jorginho (Arsenal), Lorenzo Pellegrini (Roma), Samuele Ricci (Torino);
 

Sulmues: Federico Chiesa (Juventus), Stephan El Shaarawy (Roma), Riccardo Orsolini (Bologna), Giacomo Raspadori (Napoli), Mateo Retegui (Genoa), Gianluca Scamacca (Atalanta), Mattia Zaccagni (Lazio).

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi kërkon që Greqia të heqë ligjin e luftës, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Aksidenti i frikshëm në superstradë, përplasen 2 makina! Njëra përfundon në parkingun e lokalit e dëmton 8 të tjera

Lezhë/ Aksidenti i frikshëm në superstradë, përplasen 2 makina! Njëra përfundon në parkingun e lokalit e dëmton 8 të tjera