Dëmtimi i afreskut, Bumçi: S'jap
dorëheqjen se vidhet kisha

TIRANE - Ministri i Kulturës Aldo Bumçi në një konferencë për shtyp ditën e sotme ka dhënë detaje në lidhje me skandalin e dhunimit të afreskave murale të Onufrit në kishën e Shën Premtes në Valësh të Elbasanit. Dëmtimi i afreskut të pikturuar nga dora e Onufrit në vitin 1554, ngjalli reagime të ashpra mes
intelektualëve dhe forumit të mbrojtjes së monumenteve. Madje përfaqësues të Forumit të Mbrojtjes së Trashegimisë protestuan sot para Ministrisë së Kulturës për të kërkuar dorëheqjen e drejtuesit të këtij institucioni, Aldo Bumçi.

“Kërkesa për dorëhëqjen është e drejtë civile por kjo se ndihmon debatin”- tha Bumçi duke shtuar se “Nëse vidhet xhamia e Ethem Beu mund të të akuzohet ministria?!” Ministri i Kulturës bëri përgjegjëse dhe autoritetet fetare. “Nuk mund të mbrojmë çdo kishë e xhami.”

Bumçi e quajti protestën e një pseudoforumi atë të organizuar sot nga forumi i Mbrotjes së Trashëgimisë Kulturore para Ministrisë.

 “Ata nuk kanë asnjë lidhje dhe nuk kanë nxitur asnjë debat dhe asnjë ide. Kanë pasur postet më të larta ekzekutive në çështjen e trashëgimisë gjatë qeverisjes socialiste dhe nuk kanë nxitur asnjë debat”, nënvizoi ministri i Kulturës.

KISHA U DEMTUA SE DO VIDHEJ, S'MUND TE RUAJME CDO MONUMENT
Sipas tij “Kisha është thyer për t’u vjedhur" dhe rrënimi nuk ka lidhje me "mungesën e vëmendjes së shtetit”. Duke u ndalur në akuzën për mosruajtjen e monumentit, dhe monumenteve të tjera të kulturës,  Bumçi tha se në asnjëherë momumente të tilla nuk janë ruajtur me roje.

“Janë 107 kisha në Shqipëri, monumente kulture të cilat kanë vlera të konsiderueshme artistike. Kemi monumente, xhami e teqe dhe 26 monumente kulture. Nëse i shtojmë bazilikat, mozaikët, kalatë, varret monumentale, a mund të ketë një polic që të qëndrojë pas një varri monumental? Cila është kostoja? Më mirë do ishte për restaurim apo për t’i mbrojtur, një gjë që s’ka ndodhur ndonjëherë?", u shpreh Bumçi. Ministri i Kulturës bëri përgjegjës dhe autoritetet fetare. “Nuk mund të mbrojmë çdo kishë e xhami.”

BUMCI: MINISTRIA S'DINTE GJE, ME THA PRIFTI

Bumçi tha se ministria e mësoi nga Kisha për dëmtimin e afreskut. “Ishte Prifti që na njoftoi.”- tha ministri duke shtuar se “Sapo e morëm vesh njoftuam organet e rendit, pushtetin vendor”

Sipas tij qeveria e PD ka investuar shumë në trashigiminë kulturore. Janë 290 milionë lekë të reja që janë investuar. Janë rritur fondet për trashëgiminë kulturore në krahasim me qeverisjen socialiste.


Pamje e shenjtorit para dhe pas vjedhjes me logo
(Në foto: majtas pamja e afreskut para vjedhjes, djathtas pamja e shenjtorit pas vjedhjes)

Kisha e Shën Premtes  unike përsa i përket vlerës së afreskut, e pikturuar nga dora e Onufrit në vitin 1554, ka qenë gjithmonë një ekzemplar studimesh, analizash kimike, kërkimesh dhe temash të ndryshme diskutimesh shkencore në fushën e trashëgimisë kulturore. Janë të shumta referencat dhe botimet ku preken vlerat dhe teknikat e përdorura nga Onufri në këtë kishë. Ndërhyrja e parë ka ndodhur në datën 30 dhjetor dhe është konstatuar vonë nga banorët e fshatit, të cilët menjëherë kanë njoftuar policinë, drejtorinë rajonale të monumenteve të kulturës dhe Kishën Ortodokse Autoqefale. Dëmtimet dhe grabitjet e konstatuara ishin tepër të rënda. Keqbërësit duke mos qenë profesionistë të çmontimeve të afreskeve kanë dëmtuar afreskun me mjete primitive duke tentuar ta shkëpusin atë nga muri.

Redaksia online
(sg/eç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Gruaja i vendos flakën gomave të makinës pranë ish-fabrikës së Sodës, tymi i zi mbulon zonën

Vlorë/ Gruaja i vendos flakën gomave të makinës pranë ish-fabrikës së Sodës, tymi i zi mbulon zonën