Cole Palmer vuan një lëndim dhe nuk do jetë pjesë e kombëtares së Anglisë për dy ndeshjet e marsit. ‘Tre Luanët’ presin Shqipërinë në Wembley më 21 mars dhe tre ditë më vonë luajnë po në shtëpi kundër Letonisë.
Tanimë dëmtimi i yllit Palmer është konfirmuar dhe trajneri Thomas Tuchel e ka zëvendësuar me fantazistin 25-vjeçar të Nottingham Forest, Morgan Gibbs-White. Ky i fundit ka debutuar vetëm në 2024 me Anglinë dhe numëron dy ndeshje të luajtura.
Këtë sezon me Nottingham Forest Morgan ka luajtur në 25 takime dhe ka shënuar pesë gola, teksa ka dhënë shtatë asiste.

Komente

