Premier League e futbollit në Angli vijon sot me ndeshjet e raundit të 18-të. Në "City Ground", vendasit e Nottingham u mposhtën 1-2 nga Manchester City. "Qytetarët" e Pep Guardiolës morën tri pikë me peshë dhe pas gjashtë fitoreve radhazi e shohin veten për momentin në krye të renditjes.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa gjithçka u vendos në fraksionin e dytë të sfidës. Ishte Tijani Reijnders në minutën e 48-të që kaloi në epërsi Man. Cityn, para se Omari Hutchinson në minutën e 54-t të vendoste ekuilibrat.
Pas golit të pësuar ekipi i Guardiolës shtyu në sulm dhe ia doli të gjente golin me vlerën e tri pikëve shtatë minuta para fundit me Rayan Cherki. Festa ishte legjitime për miqtë që janë në rrugën e duhur për titullin kampion, ndërsa tanimë presioni është në anën e Arsenalit.
Pas fitores së Manchester United dhe Cityt, sot Premier League vazhdon programin me gjashtë sfidat e tjera. Titullar për Burnleyn është edhe Armando Broja.
Premier League, raundi 18-të:
E shtunë, 27 dhjetor 2025
13:30 Nottingham 1-2 Manchester City
16:00
Arsenal - Brighton
Brentford -Bournemouth
Burnley - Everton
Liverpool - Wolves
West Ham - Fulham
18:30 Chelsea - Aston Villa
Komente



