Ambasada serbe në Teheran
Ndërtesa e ambasadës së Serbisë në Teheran është dëmtuar nga sulmet ajrore të mëngjesit në Iran.
Sipas raportimeve, një bazë ushtarake pranë ambasadës u vu në shënjestër dhe shpërthimet prekën edhe godinën diplomatike. Sipas raportimeve nuk ka të lënduar.
Presidenti Aleksandar Vuçiç e konfirmoi lajmin në një intervistë për Prva TV, duke thënë se stafi ka nisur tërheqjen drejt Bakut. Ai shtoi se janë ndjekur të gjitha procedurat, ndërsa dokumentacioni do të shkatërrohet sipas rregullave.
Vuçiç tha se ambasadori do të shkojë në Baku bashkë me pjesën tjetër të stafit, por më pas do të rikthehet në Teheran me kërkesën e tij personale për të ndihmuar një çift me fëmijë që ndodhet ende atje, për shkak të situatës së ndërlikuar.
Lajmi kryesor:
Sulmet nga SHBA e Izraeli, Irani e konfirmon: Khamenei vdiq! Vritet ish-presidenti iranian, bombardime nga Dubai në Abu Dhabi










