Tre klasa, magazina, si dhe laboratori i Informatikës janë shkatërruar nga këta persona, ndërsa për të verifikuar dëmet dhe gjetjen e provave që do të çonin në kapjen e autorëve është anuluar procesi mësimor në këtë shkollë.
Nëndrejtori i Shkollës 9-vjeçare të Lazaratit Sadik Shurdhi, shprehet për Report TV, se akti i sotëm mund të jetë vepër e disa nxënësve frekuentues të kësaj shkolle ndërkohë që qëllimi i tyre, ngelet mister.
Po sot persona të paidentifikuar kanë dhunuar dhe kanë grabitur shkollën 9-të vjeçare "Bedrie Bebeziqi" në Durrës. Kanë qenë mësuesit e shkollës ata që kanë konstatuar dëmtimin e ambienteve dhe mungesën e disa pajisjeve. Nga këqyrja paraprake ka rezultuar se është vjedhur një video-projektor dhe një ekspres kafeje.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)