Dëmtohet Berat Gjimshiti, Sylvinho e zëvendëson me mbrojtësin e U-21

Dëmtohet Berat Gjimshiti, Sylvinho e zëvendëson me mbrojtësin e U-21

Berat Gjimshiti

1725304334_1721915613beratgjimshiti.jpg
Berat Gjimshiti duket se ka pësuar një lëndim muskulor në stërvitjen e parë me Kombëtaren para dy ndeshjeve të Nations League.

Në ndeshjen e kontrollit të zhvilluar mes lojtarëve të skuadrës që ishin të pranishëm në “Shtëpinë e Futbollit”, është dëmtuar kapiteni Berat Gjimshiti. Flitet për një tërheqje muskulare nga burime brenda skuadrës, duke qenë se gjithçka në këtë seancë stërvitore ka qenë me dyer të mbyllura, përveç 15 minutave të para të nxemjes.

Në vend të tij trajneri Sylvinho ka thërritur mbrojtësin e kombëtares U21, që ndodhet gjithashtu në grumbullim për ndeshjet e sajë, Adrian Bajramin, 22-vjeçarin që aktivizohet tek Benfica B në kampionatin portugez.

Nuk dihet ende se sa do të zgjasë ky dëmtim i kapitenit, por që nga shenjat e para duket se kapiteni kuqezi dhe futbollisti i Atalantës mund të humbasë ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve atë përballë Ukrainës më 7 shtator ndërkohë që nuk dihet nëse do të jetë në gjendje për të qenë i gatshëm në ndeshjen e dytë, atë ndaj Gjeorgjisë më 10 shtator në Tiranë.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Katër mungesa në stërvitjen e parë, Kombëtarja nis përgatitjet për Ligën e Kombeve! Dëmtohet Gjimshiti, Sylvinho e zëvendëson


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë