VIDEO/ Katër mungesa në stërvitjen e parë, Kombëtarja nis përgatitjet për Ligën e Kombeve! Dëmtohet Gjimshiti, Sylvinho e zëvendëson

VIDEO/ Katër mungesa në stërvitjen e parë, Kombëtarja nis përgatitjet për Ligën e Kombeve! Dëmtohet Gjimshiti, Sylvinho e zëvendëson

Momente nga stërvitja

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan më 7 shtator (Ukraina në udhëtim) dhe më 10 (Gjeorgjia në Tiranë), dy sfidat e vlefshme për Nations League. Në përgatitje të këtyre dueleve, lojtarët e grumbulluar nga Sylvinho kanë zhvilluar pasditen e së hënës stërvitjen e parë në "Shtëpinë e Futbollit". Berat Gjimshiti duket se ka pësuar një lëndim muskulor në stërvitjen e parë me Kombëtaren para dy ndeshjeve të Nations League.

Në stërvitjen e sotme mungonin katër futbollistë të cilët vetëm nesër do të jenë në dispozicion të teknikut. Uzuni, i ftuar nga lista shtesë pas dëmtimit të Brojës, vjen sot në darkë për t’u ribashkuar me ekipin. 

Gjatë ditës së martë mbërrijnë Mitaj, Mihaj dhe Asani, për të plotësuar skuadrën që Sylvinho do të ketë në dispozicion për të dy ndeshjet. Po sot, gjatë mesditës për mediet foli trajneri kuqezi, Sylvinho.

Lojtarët prezentë në seancën e sotme stërvitore ishin: Thomas Strakosha, Alen Sherri, Simon Simoni, Andi Hadroj, Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli, Ylber Ramadani, Sebastjan Spahiu, Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Rey Manaj, Taulant Seferi dhe Agim Zeka.

Berat Gjimshiti

Në ndeshjen e kontrollit të zhvilluar mes lojtarëve të skuadrës që ishin të pranishëm në “Shtëpinë e Futbollit”, është dëmtuar kapiteni Berat Gjimshiti. Flitet për një tërheqje muskulare nga burime brenda skuadrës, duke qenë se gjithçka në këtë seancë stërvitore ka qenë me dyer të mbyllura, përveç 15 minutave të para të nxemjes.

Në vend të tij trajneri Sylvinho ka thërritur mbrojtësin e kombëtares U21, që ndodhet gjithashtu në grumbullim për ndeshjet e sajë, Adrian Bajramin, 22-vjeçarin që aktivizohet tek Benfica B në kampionatin portugez.

Liga e Kombeve

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë ndaj Ukrainës në transfertë më 7 shtator 2024, në ora 20:45 në stadiumin “Epet Arena” të Çekisë, ndërsa tre ditë më vonë do të presë në shtëpi përfaqësuesen e Gjeorgjisë, takim që është planifikuar të nisë më 10 shtator në ora 20:45.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:11
Dëmtohet Berat Gjimshiti, Sylvinho e zëvendëson me mbrojtësin e U-21

1725304334_1721915613beratgjimshiti.jpg
Berat Gjimshiti duket se ka pësuar një lëndim muskulor në stërvitjen e parë me Kombëtaren para dy ndeshjeve të Nations League.

Në ndeshjen e kontrollit të zhvilluar mes lojtarëve të skuadrës që ishin të pranishëm në “Shtëpinë e Futbollit”, është dëmtuar kapiteni Berat Gjimshiti. Flitet për një tërheqje muskulare nga burime brenda skuadrës, duke qenë se gjithçka në këtë seancë stërvitore ka qenë me dyer të mbyllura, përveç 15 minutave të para të nxemjes.

Në vend të tij trajneri Sylvinho ka thërritur mbrojtësin e kombëtares U21, që ndodhet gjithashtu në grumbullim për ndeshjet e sajë, Adrian Bajramin, 22-vjeçarin që aktivizohet tek Benfica B në kampionatin portugez.

Nuk dihet ende se sa do të zgjasë ky dëmtim i kapitenit, por që nga shenjat e para duket se kapiteni kuqezi dhe futbollisti i Atalantës mund të humbasë ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve atë përballë Ukrainës më 7 shtator ndërkohë që nuk dihet nëse do të jetë në gjendje për të qenë i gatshëm në ndeshjen e dytë, atë ndaj Gjeorgjisë më 10 shtator në Tiranë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë