STAMBOLL - Në momentin më të mirë, kur Solskjaer po i besonte fanellën e titullarit te Besiktasi, Ernest Muçi ka pësuar një lëndim që do e mbajë jashtë për të paktën një muaj dhe sezoni është thuajse i mbyllur për 23-vjeçarin e sulmit.
Në sfidën kundër Basaksehir, Muçi luajti vetëm 25 minuta dhe pësoi një lëndim, teksa më pas la fushën e lojës. Edhe klubi nga Stambolli konfirmoi lëndimin.
Muçi që ka shënuar 4 gola e shërbyer 2 asistë në 24 ndeshje në Superligë dhe ka në total 7 rrjeta e dy pasime për gol në të gjitha konkurrimet, nuk do t’i nënshtrohet operacionit, ndërsa riaftësimi, siç njofton Beshiktashi, ka nisur.
Në varësi të formës, Muçi shpreson mos humbasë grumbullimin me Kombëtaren për ndeshjen e 7 qershorit kundër Serbisë në ‘Arenën Kombëtare’.
Komente

