TURQI - Superliga turke e futbollit është në raundin e 32-të. Kasimpasa fitoi 2-0 në pjesën e parë kundër Sivasspor, teksa Rey Manaj kishte mundësinë që të shkurtonte rezultatin për vendasit.

Në minutën e 42-të Manaj mori përsipër penalltinë e fituar nga vetë ai, por nuk u tregua i saktë. Sulmuesi i Sivasspor u ndal nga portieri Gianniotis, i cili i kuptoi krahun lushnjarit.

Në kthimin e topit, Ciftci e dërgoi sferën në rrjetë, por goli u anulua sepse lojtari ishte futur në zonë para se Manaj të godiste topin. Sivasspor qëndron në "ujëra të turbullta" dhe me 31 pikë ndodhet në vendin e 17-të, pozicion që të dërgon një ligë më poshtë sezonin që vjen.