Dëmtohet Lara Colturi, skiatorja humbet Botërorin

Dëmtohet Lara Colturi, skiatorja humbet Botërorin

Lara Colturi

Skiatorja italiane që përfaqëson Shqipërinë, Lara Colturi ka pësuar një dëmtim të rëndë në ligamentin e kryqëzuar të gjurit të djathtë, duke humbur kështu Botërorin e Skive 2023 që po mbahet në Maribel dhe Courchevel të Francës.

16-vjeçarja që ka ngritur lart flamurin e Shqipërisë u dëmtua në stërvitje dhe për shumë muaj do jetë jashtë garave. Kështu ka njoftuar Federata Shqiptare e Skive, me Colturin që ka qenë e pafat duke humbur pjesën e mbetur të sezonit.

Lara sot do merrte pjesë në garën e Super Gjigandit, pikërisht në disiplinën që u shpall kampione e Botës për të reja. Shqipëria do të vijojë garat me 5 skiatorë te tjerë, nga të cilët 3 meshkuj e 2 femra.

Colturi vinte në Botërorin e Francës pas pesë medaljesh nga Kampionati Botëror në Sant’Anton në Austri, atje ku u shpall kampione e Botës për të rejat në Sllalomin Supergjigant dhe medaliste e bronztë po për të reja në të njëjtën disiplinë, apo teksa fitoi titullin e Kampiones së Botës për 18-vjeçaret në Daunhill dhe Supergjigant dhe njëkohësisht medaliste e bronztë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb