Kombëtarja ka mbyllur sot ditën e tetë të përgatitjeve për dy ndeshjet e Ligës së Komebeve, teksa e parë luhet të hënën në transfertë kundër Islandës. Teksa sfida afrohet ka patur një lajm të keq për Uzunin, i cili është dëmtuar të enjten, ndërsa fatmirësisht është rikuperuar Kristjan Asllani. Me grupin për herë të parë janë stërvitur edhe Klaus Gjasula dhe Odise Rroshi.
“Kam ardhur me shumë qejf. Me të vërtetë jemi në fund të sezonit, por kemi një mundësi shumë të mirë për të ecur përpara me Kombëtaren dhe duhet të tregojmë që po vazhdojmë të përmirësohemi çdo ditë dhe më shumë. Unë jam 100% gati, ashtu sikurse edhe çunat,”-u shpreh Elseid Hysaj, futbollist i kombëtares.
Deri më tani, më përjashtimin e Rusisë nga grupi, të gjithë futbollistët e kombëtares e kanë parë Shqipërinë si favorite, por kështu nuk mendon Klaus Gjasula.
“Nuk do thoja që Islanda dhe Izraeli janë në nivel më poshtë se ne. Jemi afër me ato Kombëtare. E dimë që në të kaluarën ka qenë pak e vështirë për ne për Kombëtaret më të vogla, por prapë ne jemi rritur si skuadër dhe kemi treguar paraqitje të mira. Jam optimist dhe besoj që do bëjmë paraqitje të mira,”-tha Klaus Gjasula, futbollist i kombëtares.
4 ditë pas ndeshjes me Islandën, me datë 10 qershor, Shqipëria do presë Izrealin në ‘Air Albania’.
Ne.k./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me nismën e PS për të zbuluar politikanët bashkëpunëtorë të ish-sigurimit?
-
PO
89.4%
-
JO
7.6%
-
NUK E DI
3%
Vota total: 3642
Lajme të tjera
-
Zelensky thirrje zyrtarëve të lartë: Mos bëni publike taktikat që po ndjek ushtria ukrainasë
12 Gusht, 08:41
-
Trump nuk kundërshton publikimin e urdhrit për bastisjen vilës nga FBI: Dokumentet bëjini publike menjëherë
12 Gusht, 08:30
-
A duhet të ndalohen vizat Shengen për rusët?
12 Gusht, 08:20
-
Lufta në Ukrainë/ Perëndimi do të ndajë edhe 1.5 miliard euro për Ukrainën
12 Gusht, 08:01
-
Relacioni sekret: Shokët në Vjenë, na thanë se; nga të sëmurët që vijnë këtu për kurim, nuk ka…/ Problemet e përfaqësive diplomatike, në ’76-ën
12 Gusht, 07:43
-
Restorantet më të shtrenjtë në botë, Tirana me çmimet më të ‘kripura’ në rajon, Prishtina më e lira
12 Gusht, 07:33
-
Lufta në Ukrainë/ SHBA dhe OKB: Shpallni Zaporizhzhinë zonë të çmilitarizuar
12 Gusht, 07:32
-
A jeni gati për këto ditë? Janë festive... horoskopi për ditën e sotme
12 Gusht, 07:11
-
Pasdite vendi do të përfshihet nga reshje shiu, parashikimi i motit për sot
12 Gusht, 07:07
-
Ish bashkëshorti nxjerr videot kur Britney Spears i bërtet dy djemve: Nuk mund të rri duarkryq
11 Gusht, 22:53
-
Si po përdoret telemjekësia për të ndihmuar banorët ukrainas
11 Gusht, 22:40
-
Sulmet rreth centralit bërthamor në Zaporzhia/ Shefi i IAEA-s: Palët të na lejojnë sa më shpejtë të ndërhyjmë
11 Gusht, 22:30