Policia ka arrestuar në flagrancë dy persona pasi ushtronin aktivitetin për nxjerrjen e pllakave dekorative edhe shpalli në kërkim administratorin, Selim Qama, pasi ushtronte aktivitetin pas pezullimit të licencës.Qama është babai i deputetit të ardhur nga listat e LSI-së, Klajdi Qama.

Ngjarja ka ndodhur në aksin dytësor Novaj–Pronovik, në vendin e quajtur “Qafa e Sqepurit”, ku janë konstatuar me dy mjete, njëri pa targa, të ngarkuar me pllaka guri dekorative, të nxjerra në Malin e Tomorit, zonë e shpallur “Park Kombëtar", duke dëmtuar habitatin natyror të zonës së mbrojtur.

Dyshohet se këta persona materialin e gurit të nxjerrë në mënyrë të paligjshme në këtë zonë e tregtonin duke pasur aktivitetin me status të pezulluar dhe me fatura fiktive.

Policia ka vënë në pranga 26 vjeçarin me iniciale D. L., dhe 40 vjeçarin me iniciale S. K. punonjës i subjektit, ndërsa ka shpallur në kërkim 61 vjeçari Selim Qama administratori i subjektit, i cili banon në Tiranë. Sipas informacioneve, Selim Qama është babai i deputetit të ardhur nga listat e LSI-së, Klajdi Qama.

Materialet iu referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, ‘’Fshehja e të ardhurave’’ dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:57
Nxirrte gurë nga mali i Tomorrit, shpallet në kërkim babi i deputetit të LSI-së

Policia shpalli në kërkim administratorin e një objekti, i cili në mënyrë ta paligjshme usshtronin aktivitetin për nxjerrjen e pllakave dekorative në Parkun Kombëtar të malit të Tomorrit.

Sipas informacioneve të "Report Tv", administratori i shpallur në kërkim është Selim Qama,  babi i deputetit të LSI-së, Klajdi Qama. Kompania e Qamës nxirrte gurë edhe pas pezullimit të lejes.

Selim Qama, 61 vjeç akuzohet për veprat penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, ‘’Fshehja e të ardhurave’’ dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.