Dëmtuan padashje parkun, Besniku dhe Auloni nga Kosova surprizojnë me atë që bënë

Dëmtuan padashje parkun, Besniku dhe Auloni nga Kosova surprizojnë me atë që bënë

Ndodh edhe kështu! Dëmtuan padashje parkun dhe dhurojnë me zemër një pemë! Besniku dhe Auloni, dy djem nga Kosova shkelën pa e ditur me makinë hapësirën e gjelbërt në Parkun e Madh të Liqenit Artificial, por nuk u larguan pa e ndrequr menjëherë gabimin. Ata kërkuan ndjesë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Para se të largoheshin, dy djemtë vendosën që të dhurojnë një pemë, madje bashkë me punonjësit e palodhur të APR-së së Bashkisë që përkujdesen  çdo ditë për të, nuk hezituan që të punonjë edhe vetë për ta mbjellë.

Ka qenë vetë kryebashkiaku Veliaj ai që ka postuar fotot e dy të rinjve nga Kosova të cilët kanë dhënë shembullin më të bukur të qytetarisë. “Shembulli më i bukur i qytetarisë! Për një dëmtim të vogël që i bënë Parkut të Liqenit, Besniku dhe Auloni nga Kosova na dhuruan një pemë. Një ndjesë e merituar dhe një pemë më shumë për ne! Faleminderit çuna”, shkruan Veliaj në Facebook.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

 U asfiksuan për vdekje nga gazi, nxirren nga banesa trupat 2 viktimave te ‘Kodra e Priftit'

U asfiksuan për vdekje nga gazi, nxirren nga banesa trupat 2 viktimave te ‘Kodra e Priftit'