Denada Prifti emri që Rama do
t’i paraqesë për BSH Nishanit

Denada Prifti emri që Rama do<br />t’i paraqesë për BSH Nishanit
TIRANE -  Kreu i qeverisë Edi Rama e ka kandidaten e tij të preferuar për Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë që do t’ia paraqesë sot në tryezë Presidentit Nishani. Vendosmërinë për të mbështetur kandidaturën e Denada Priftit, kryeministri Rama e përcolli këtë të hënë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist ku kërkoi edhe mbështetjen e kandidaturës së saj për në BSH.

Të hënën kreu i qeverisë njëherësh edhe kreu socialist Rama, bëri edhe një prezantim para deputetëve të tij të CV-së Denada Priftit, duke vlerësuar eksperiencën dhe formimin e saj jashtë vendit. Krahas emrit të Denada Priftit që mazhoranca pritet të mbështetes nga qeveria në Këshillin Mbikqyrës të BSH edhe Kuvendi do të zgjedh një tjetër emër që do të dalë nga listat e kandidatëve që dorëzuan dosjet e tyre në BSH. Rama vlerësoi karrierën e Priftit në Gjermani duke theksuar se kandidatura e saj plotëson të gjitha kërkesat e bëra publike nga mazhoranca për Bankën e Shqipërisë.

Denada Prifti vjen nga një eksperiencë e gjatë në institucionet financiare ndërkombëtare. Pjesën më të madhe të karrierës së saj Prifti e ka zhvilluar në Gjermani, në organizata financiare serioze, ndërkohë që për një kohë shumë të gjatë ajo ka qenë edhe në sektorin bankar. Kandidatura e qeverisë dhe ajo që do të vijë nga Kuvendi, plotësojnë dy vendet vakante në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës, ndërsa i treti do të emërohet në fund, nga vetë anëtarët e tij për të plotësuar në këtë mënyrë të gjitha vendet vakante në këtë Këshill Mbikqyrës.

Menjëherë pas plotësimit të vendeve vakante do të jetë Presidenti Nishani që do të mund të zgjedh mes anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës, guvernatorin e ri të BSH. Por ashtu siç edhe vetë kryeministri Rama i ka konfirmuar deputetëve të tij në mbledhjen e së hënës me dyer të mbylla për përzgjefdhjen e guvernatorit mazhoranca do të tentoj të gjej konsensusin me Presidentin për të mos krijua një ngërç.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 6 Nëntor 2014

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

LIVE- Orban: Javën e ardhshme në Luksemburg Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë! Ju përgëzoj

LIVE- Orban: Javën e ardhshme në Luksemburg Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë! Ju përgëzoj