TIRANE - Me votat e mazhorancës miratohet në seancën parlamentare anëtarja e propozuar nga qeveria për postin e mbetur të këshillit Mbikqyrës, zonja Denada Prifti. Me 76 vota pro, 30 kundër dhe një votë abstenim Denada Prifti plotëson kështu vendin e fundit vakant në kupolën drejtuese të Bankës së Shqipërisë.
Në diskutimet a jëveve të shkuara për emrin e Guvernatorit të ri, Prifti ishte dhe njëra ndër kandidaturat e mazhorancës për postin e Guvernatorit, një emër që u kundërshtua nga Presidenti Nishani.
Më pas qeveria ndryshoi ligjin për Bankën e Shqipërisë duke pranuar për anëtarë të këtij këshilli edhe njerëz me shtetësi të huaj, pasi zonja Prifti ka nënshtetësi gjermane.
Në seancë u votua edhe projekligji për Policinë Ushtarake në Forcat e Armatosura, një draft që parashikon ristrukturimin e Policisë Ushtarake, duke i dhënë kompetenca më të qarta.
Parlamenti votoi po ashtu për marrëveshjen mes qeverisë shqiptare dhe asaj islandeze për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal, në shkëmbimet ekonomike mes dy vendeve. Marrëveshja u votua me 107 vota pro.
Parlamenti votoi po ashtu me 76 vota pro dhe 33 abstenim projekligjin për vlerësimin e ndikimit në mjedis, si dhe miratoi organikën e Autoritetit të Medias Audiovizuale me 75 vota pro dhe 31 kundër.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com