Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, zhvilloi sot një vizitë në shkollën e mesme teknike ekonomike “Isuf Gjata” në qytetin e Korçës. Ministrja shprehu urimet e saj për nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle, me të cilët bashkëbisedoi mbi problematikat dhe sfidat e arsimit profesional në qytetin e Korçës.
Denaj tha se qeveria ka rritur mbështetjen për arsimin profesional dhe në 4 vitet e fundit janë investuar rreth 4 miliardë lekë në këtë drejtim, teksa tha se aktualisht Ministria e Financave dhe Ekonomisë po punon për një riorganizim të arsimit profesional në vend. Ajo vuri theksin në një bashkëveprim më të mirë me biznesin mbi nevojat e tij në një afat 5 vjeçar, në mënyrë që këto nevoja të orientojnë organizimin e shkollave profesionale.
“Ka ardhur të koha të shikojmë një koncept tjetër më universal, një bashkërendim të gjithë drejtimeve profesionale, për t’i grupuar dhe për të parë efektivitetin më të mirë të tyre dhe një përfitueshmëri më të mirë, sepse ndoshta biznesi e kërkon një qasje të tillë. Objektivi është që të bashkërendojmë gjithë energjitë, edhe së brendshmi, edhe të mesuesve, por mbi të gjitha bashkërendimin tonë me biznesin. Ne nuk mund të prodhojmë nxënës në të ardhmen që tregu i punës nuk i merr. Pra, të dimë se çfarë do biznesi, të dimë se ku do të shkojë Korça pas 4-5 vjetësh në sektorë të caktuar dhe ne të kemi mundësi të adresojmë nevojat për arsim profesional siç duhet. Kjo është arsyeja pse krijohet Agjencia, si dhe për një orientimin më të mirë të nxënësve nga Zyrat e Punës, që të ketë penetrim sa më të madh në tregun e punës”, u shpreh Ministrja Denaj.
Ministrja pohoi se Korça, ashtu si edhe shumë rajone të tjera të vendit, ka mundësi për rritjen e numrit të nxënësve që ndjekin arsimin profesional dhe për këtë duhet më shumë ndërgjegjësim mbi avantazhet që ai ka, ndërsa duhet punuar vazhdimisht për rritjen e cilësisë së mësimdhënies.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
68.3%
-
Të gabuar
21.6%
-
Nuk kam mendim
10.2%
Vota total: 709
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Skema e TVSH-së në bujqësi shkakton debate në Komisionin Ekonomisë/ Braçe-Denaj: Ka 6 vjet që bëni studime! Ministrja: Gati ta rishikojmë tatimin
13 Nëntor 2024, 16:33
-
Komisioni i Ekonomisë/ Denaj për buxhetin 2025: Rrisim mbështetjen me subvencione të skemës për produktet, 4% më shumë buxhet nga viti i kaluar
13 Nëntor 2024, 14:51
-
Denaj prezanton pr.buxhetin 2025: 15 miliardë lekë për bujqësinë dhe zhvillimin rural! Lançojmë skemën e Garancisë Sovrane në 2025
11 Nëntor 2024, 12:32
-
Decentralizimi i shërbimeve bujqësore-Denaj: Marrëveshja me 4 bashki një shërbim dhe vendimmarrje më e mirë
22 Tetor 2024, 15:10
-
Vlorë/ Ministrja Denaj prezanton Skemën Kombëtare të Investimeve në Bujqësi
21 Tetor 2024, 17:05
-
Orban: Javën e ardhshme në Luksemburg Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë, ju përgëzoj! Rama: Hungaria, model për ne! 350 milionë euro investime
11 Tetor 2024, 14:18
-
Skema Kombëtare e Investimeve për fermerët, Veliaj: Aplikoni deri më 8 Nëntor për të përfituar falas pajisje që lehtësojnë punën tuaj
8 Tetor 2024, 16:21
-
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
2 Tetor 2024, 11:05
-
Hapen aplikimet, fermerët 5 javë për të bërë gati dosjet! Grante deri në 50% nga shteti
30 Shtator 2024, 15:39
-
‘Ma solle kafen si diversant’, Rama batuta me studentin në Elbasan: Mos je nga Gjirokastra ti?
20 Shtator 2024, 19:05
-
Vendimet e qeverisë/ Miratohet 'Skema Kombëtare e Investimeve në ferma', Denaj: 50 % grant për fermerët, aplikimet nisin nga 1 tetori
18 Shtator 2024, 12:21
-
Rama në shkollën profesionale 'Beqir Çela' në Durrës: 400 regjistrime të reja në pesë drejtime të ndryshme
16 Shtator 2024, 16:10