-
Dita e parë e shkollës, trafiku rëndon për disa orë kryeqytetin! Dyfish më shumë makina në qarkullim
Dita e parë e shkollës riktheu trafikun në kryeqytet. Për më shumë se tre orë me radhë Tirana u rendua në të gjitha rrugët, sidomos në akset pranë shkollave. Policia Rrugore dhe Policia bashkiake ishte e pranishme, por situata u qetësua vetëm pasi nxënësit nisën mësimin. Këtë të hënë në Tiranë qarkulluan dyfishi i makinave që lëvizin në ditë të zakonshme.
12 Shtator 2022, 14:00 -
Viti i ri shkollor, Açka në Komisionin e Edukimit: 58 mijë nxënës janë larguar në 5 vite për shkak të emigrimit masiv! Partia e Lirisë: Shqipëria ka buxhetin më të ulët për arsimin në rajon
Sot në të gjithë vendin ka nisur viti i ri shkollor, ku në bankat e shkollës do të ulen për herë të parë rreth 29 mijë vogëlushë. Mirëpo, ky vit ka pasur rënie të ndjeshme edhe të numrit të nxënësve krahasuar me një vit më parë, ku janë rreth 30 mijë nxënës më pak
12 Shtator 2022, 10:36 -
Vlera e çmuar e një shkolle me emrin Andrea Stefani
Nxënësit e shkollës me emrin e gazetarit "Andrea Stefani", duhet ta mësojnë se janë nën aureolën e një gazetari-qytetar që "armë" të tij kishte Dijen dhe të Vërtetën. Ata ndoshta një ditë, kur zhurmuesit dhe baltuesit e antikulturës të jenë lodhur, do të tregojnë dhe dokumentojnë se sa vlera jetike ka një gazetar si Andrea për Shqipërinë.
12 Shtator 2022, 10:25 -
Kongresi Kombëtar i Arsimit! Rama: Gjuha shqipe sot më e rrezikuara, kërcënimi më i madh se asnjëherë! Të mbrohet me provim njësoj si anglishtja
Në ambientet e Pallatit të Kongreseve po mbahet kongresi i arsimit me temë ‘Sfidat e arsimit cilësor dhe gjithëpërfshirës drejt integrimit europian’, kryeministri Edi Rama kërkoi që gjuha shqipe të mbrohet me provim në çdo nivel arsimor pasi është e rrezikuar dhe ka kërcënim të madh si asnjëherë më parë.
12 Shtator 2022, 08:32 -
Sot nisi viti i ri shkollor për 450 mijë nxënës, rreth 29 mijë ulen për herë të parë në bankat e shkollës! Trafik i rënduar në Tiranë
Sot nisi viti i ri shkollor për 450 mijë nxënës. Rreth 29 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Që në orët e para të mëngjesit, ka trafik të rënduar në rrugët e Tiranës pasi të gjithë prindërit nxitojnë që të çojnë fëmijët në orar në shkollë. 30 mijë nxënës më pak se një vit më parë.
12 Shtator 2022, 07:23 -
Sociale
Dita e parë e shkollës! Vlorë, Fier dhe Korçë, mësim me dy turne, bie numri i regjistrimeve në klasë të parë
Me shqetësim shihet ulja e numrit të nxënësve në klasat e para, për pasojë se disa shkolla në fshatra janë mbyllur, ndërsa në Kukës shumë familje kanë emigruar. Në qytetet e mëdha si Vlora, Fieri e Korça mësimi do të zhvillohet me turne, çka është kundërshtuar nga prindërit.
27 Shtator 2021, 20:07