Denaj takim me Pecin në Kosovë: Forcojmë  bashkëpunimin në sektorin bujqësor mes dy vendeve

Denaj takim me Pecin në Kosovë: Forcojmë  bashkëpunimin në sektorin bujqësor mes dy vendeve

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj dhe ministri i Bujqësisë së Kosovës, Faton Peci

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi një vizitë zyrtare në Kosovë, ku u prit në një takim nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, me të cilin bisedoi për forcimin e bashkëpunimit në sektorin bujqësor mes dy vendeve.

Në një deklaratë të përbashkët për shtyp pas takimit, Denaj tha se shkëmbimet tregtare mes dy vendeve janë rritur.  

"Këtë vit shkëmbimet tregtare janë rritur me 15% dhe dua të prioritizoj disa nga produktet që ende kanë hapësirë për t'u këmbyer më shumë, siç janë bimët aromatike dhe medicinale, për të cilat ne po marrim edhe akreditimin më të fundit nga agjencia jonë ISUV. Kemi vajin e ullirit, që gjithashtu po njeh një transformim në Shqipëri dhe ku mund të marrim modelet më të mira që sot do të shohim së bashku për të implementuar në një sistem që do të jetë efektiv", tha Denaj.

Nga ana tjetër, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i Kosovës, Faton Peci tha, se gjatë takimit diskutuam për sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural si dhe shkëmbimin e përvojave mes dy vendeve.

"Siguria ushqimore është pjesë e sigurisë kombëtare. Ne angazhohemi për rritjen e shkëmbimit tregtar dhe prodhimit midis dy vendeve tona. Sa i përket shkëmbimit tregtar që Kosova ka me Shqipërinë, sektori i bujqësisë në tre vitet e fundit ka shënuar rritje dhe progres", tha ai.

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Siguria në plazhe/ Bllokohen 27 jet ski, skafe dhe gomone nga Ksamili në Velipojë, gjobiten drejtuesit

Siguria në plazhe/ Bllokohen 27 jet ski, skafe dhe gomone nga Ksamili në Velipojë, gjobiten drejtuesit