Përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare në kuadër të operacionit “SIGURIA DETARE” vijojnë verifikimet ndaj mjeteve lundruese, me qëllimin e vetëm parandalimin e incidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve.
Nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare ka bllokuar 27 mjete lundruese.
Mjetet e bllokuara: 18 jet ski, 4 skafë dhe 5 gomone.
12 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë, 11 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin dhe 4 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë.
5 prej mjeteve lundruese të bllokuara, janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare, duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili, me masë administrative 100 000 lekë.
Drejtuesit e 22 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili, me masë administrative 10 000 lekë, për mungesë dokumentacioni.
Ndërkohë Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare përgjatë kësaj jave iu kanë ardhur në ndihmë turistëve dhe vizitorëve në 9 raste duke ndihmuar dhe shpëtuar 11 shtetas që kanë kërkuar ndihmë në hapësirën detare nga Ksamili në Velipojë.
Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të vijojnë të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese, të jenë të pajisur me mjetet e shpëtimit si dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurt dhe të qetë.
Lajm ne perditesim....
SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?
-
Emigrimi
78.9%
-
Lindshmëria
17.4%
-
Vdekshmëria
3.7%
Vota total: 2349
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Lejoi daljen e një të mituri pa prokurë nga babai, detyrim paraqitje për policin e kufirit në Rinas
13 Shkurt, 11:40
-
Tentoi të trafikonte nga Shqipëria municion luftarak, arrestohet 54-vjeçari në Kakavijë
12 Nëntor 2023, 11:18
-
Gjermania i dorëzon Policisë Kufitare pajisje me vlerë 131 mijë euro, do të parandalojnë dhe godasin trafiqeve të paligjshme
9 Nëntor 2023, 13:09
-
‘Gjueti’ për peshkatarë të paligjshëm, 2 nën hetim! U kapën në breg të liqenit të Shkodrës
23 Shtator 2023, 15:58
-
EMRI/ Në kërkim për falsifikim të dokumenteve shkollore, vihet në pranga pas dy vitesh në arrati 42-vjeçari në Muriqan
7 Shtator 2023, 15:56
-
Rrezikuan të mbyteshin në det, policia u vjen në ndihmë 3 pushuesve në Shëngjin dhe Velipojë
6 Shtator 2023, 11:56
-
EMRI/ Në ‘arrest shtëpie’ për kultivim narkotikësh, 22-vjeçari kapet në Muriqan në tentativë për tu larguar nga Shqipëria
4 Shtator 2023, 11:57
-
Policia bën ‘bilancin’ për muajin gusht: 137 operacione, 794 persona në pranga! Bllokohen 104 mjete lundruese
3 Shtator 2023, 13:27
-
Mallra kontrabantë, korrupsion dhe kalim i kufirit në mënyrë të paligjshme, vihen nën hetim 3 persona në Dibër
1 Shtator 2023, 13:57
-
Nga Ksamili në Shëngjin, bllokohen 15 mjete lundruese! Ndëshkohen me gjobë drejtuesit e tyre
24 Gusht 2023, 14:25
-
Në Ksamili dhe Koman bllokohen 21 mjete lundruese, nga jet ski tek gomonet e skafet! Gjobiten pronarët që rrezikuan jetën e plazhistëve
20 Gusht 2023, 14:40
-
Mbetën në mes të detit pasi skafet pësuan defekt, policia shpëton 12 pushues në Velipojë dhe Durrës
14 Gusht 2023, 11:18