Denaj: Vlerësim i dëmeve brenda dy javëve! Të gatshëm për të vendosur fond shtesë

Ministrja e Ekonomisë, Anila Denaj ka sqaruar se fondi i emergjencave është i paprekur, por vuri theksin se qeveria ka kapacitet për të dhënë një fond shtesë në varësi të nevojave që mund të dalin. Megjithatë, do ketë një vlerësim brenda dy javëve

Në përfundim të mbledhjes së zhvilluar  në Prefekturën e Durrësit për masat që po merren pas tërmetin, ministrja vuri theksin tek frika dhe paniku që kanë qytetarët pas tërmetit. Për këtë arsye, ajo tha se kanë zbritur në terren inspektorë ku po vlerësojnë qëndrueshmërinë e godinave, nëse duhet të fyten në banesa qytetarët apo jo.

Deklarata e plotë
Është një proçes që mund të zgjasëme disa ditë, disa javë. Ne jemi duke vizituar të gjithë zonat, sikurse ju e dini. Jemi shpërndarë dhe kemi filluar nga Tirana e më pas vijuam në Durrës. Sigurisht janë dëme në banesa, por edhe në biznese, në zonën e Shijakut kam informacion se ka shumë dëme në biznese. Jemi duke i vlerësuar të gjitha këto dëme, nëpërmjet organizatave të caktuara, duke filluar nga Instituti i Ndërtimit, ashtu dhe nga inspektorët e Fondit të Emergjencave..

Vlerësojmë që dëmet për atë tërmet që ndodhi janë minimale, nuk e themi dot në vlera absolute shumën financiare, sepse ajo do të jetë vetëm e mbështetur në shifra që vijnë nga ekspertët. Fondi i Emergjencave nuk është prekur pasi nuk jemi goditur nga situata emergjente këtë vit. Ai fond ju garantoj që është i paprekur. Qeveria është e gatshme në të gjitha skenaret që janë diskutuar dje në Ministrinë e Financave që të alokojë fonde shtesë në varësi të nevojave që do të vijnë dhe verifikimeve në terren nga strukturat përkatëse. Kështu që, në këtë aspekt kjo pjesë e financimi është e garantuar.  Nuk duhet të harrojmë edhe aspektin psikologjik, tëkthimit në banesë. Vizitova disa banesa në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, ku disa nga plasaritjet, por jo vetëm kishin krijuar pasigurinë nëse banorët duhet të ktheheshin në banesa ose jo. Për këtë inspektoriatet përkatëse janë duke vlerësuar qëndrueshmërinë e godinave dhe kjo do të krijojë një farë qetësie të panikut të krijuar.

Të gjithë kemi qenë në panik. Në forma nga më të ndryshme e kemi jetuar atë dhe me fëmijët tanë dhe e kishim më të vështirë për ta shpjeguar situatën. Kërkohet mbi të gjitha qetësi. Është e panevojshme të flasim vetëm për dëmet financiare, dëmet psikologjike janë ato që duhet të vlerësojmë në këto momente, por duke garantuar që këto dëme në çfarë do lloj shume që të vijnë duke u vlerësuar sipas strukturave përkatëse në vlerat e tyre financiare do të jenë plotësisht të mbuluara nga buxheti i shtetit.

Nuk lë pa përmendur këtu në mënyrë absolute edhe nevojën që të gjithë të solidarizohen. Para një jave isha në Qafë Zezë dhe kam vizituat banesat, të cilat nga tërmeti ishin rrënuar totalisht. Akorduam një fond të dhënë nga Shoqata Shqiptare e Bankavedhe kjo është një mënyrë shumë e mirë dhe për të kontribuar.

Ende nuk mund të themi sot sa do të jetë nevoja për fonde shtesë, por të gjithë mund të kontribuojmë në ditët në vijim në këtë fondin e solidaritetit, të cilën si në rastin e Korçës dhe në rastin e Durrësit, apo Tiranës në këtë rast nevoje, mbështetje  duhet të jetë i konsideruar për të gjithë ne në çfarëdo lloj forme, si individ ashtu edhe biznese.

Do të jemi në kontakt në ditët në vijim për të folur për shifra konkrete dhe për mënyrën si do ta përballojmë.


Lajmi kryesor:

Të dëmtuarit nga tërmeti Rama i çon me pushime të detyruara në Durrës: Bëni edhe shëtitje buzë detit


B.K.//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 14 vjeçarit/ Policia reagon për dëshminë e babait të shokut të Martinit: Nuk ka një autor të dytë

Vrasja e 14 vjeçarit/ Policia reagon për dëshminë e babait të shokut të Martinit: Nuk ka një autor të dytë