Denconcoi kryebashiakun
harrohet "Shamikuqja"

Denconcoi kryebashiakun<br />harrohet "Shamikuqja"
Rasti skandaloz i "Shami kuqes" së bashkisë së Kamzës, siç i drejtohej ne nofkë kryetari i bashkisë, ka mbetur në sirtarët e Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, institucionit që duhet të mbrojë personat që dhunohen për shkak të gjinisë, racës, orientimit seksual etj. Dosja më e bujshme e vitit 2011, pas asaj të Ylli Pangos në 2009, ka mbetur jetime, sepse siç shprehet edhe vetë Komisionieri, palët do të ballafaqohen më vonë. Ndërkohë viktimës së abuzimit seksual në bashkinë e Kamzës nuk kanë lënë gjë pa i bërë. E hoqën nga puna, pasi nuk pranoi të bëhej objekt seksual i kryetarit, e rrahën me porosi të kryetarit dhe siç ka deklaruar, vijojnë ta kërcënojnë.
Sipas raportit vjetor gjatë vitit 2011 pranë Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, në datën 26.10.2011, u paraqit ankesa e N.Ç. kundër Kryetarit të Bashkisë Kamëz, ku pretendohet për diskriminim për shkak të gjinisë dhe shqetësim seksual në punë. Sipas shpjegimeve të dhëna nga znj. Ndriçime Muharrem Çela, ajo pretendon se duke filluar nga data 1 Janar 2010 e në vazhdim në mënyrë të përsëritur i është nënshtruar një sjelljeje diskriminuese nëpërmjet mesazheve në celular, duke u shqetësuar seksualisht në vendin e punës, sjellje të cilat kanë cenuar dinjitetin e saj dhe kanë krijuar një mjedis frikësues, armiqësor, përçmues, poshtërues e ofendues për të, ajo i është nënshtruar një trajtimi të disfavorshëm duke u ulur në detyrë me vendimin nr.1036, datë 30/05/2011 dhe deri pushuar nga puna me Urdhrin nr 292, datë 26/08/2011, si rezultat i mosnënshtrimit ndaj sjelljeve të tilla. Ankuesja pretendon se është viktimizuar, si rezultat i ankesave dhe hapave ligjore të ndërmarra prej saj, për shkak të shqetësimit. Ankuesja ngre pretendimin se për shkak të denoncimit që i ka bërë këtyre rasteve është përballur me një mjedis frikësues, armiqësor, përçmues, poshtërues e ofendues dhe nga punonjësit e tjerë të bashkisë si: mosdhënia e ngarkesës në punë, mbyllja e derës dhe moslejimi i hyrjes në institucion.
Dhunimi
Denoncimi ishte bërë para zgjedhjeve të 8 majit 2011, kur Xhelal Mziu vendosi të rikandidonte për një mandat tjetër si kandidat I PD-së. Por denoncimet e saj në media dhe në adresë të drejtuesve të PD-së, ranë në vesh të shurdhër dhe Mziu jo vetëm që fitoi sërish si kryetar bashkie, por arriti të hakmerret ndaj punonjëses që e denoncoi. Në fillim të shtatorit të kaluar, Ajo u dhunua fizikisht bashkë me të dashurin e saj nga njerëz që ishin punonjës të policisë bashkiake. Dhunuesit I kishin thënë: "Ke të fala nga Xhelal Mziu". Sipas saj, ngjarja ndodhi kur Mziu ishte larguar nga lokali ku ndodhej edhe ajo.
Ankesa te PD
Ish-punonjësja e bashkisë së Kamzës I dërgoi mesazhe edhe kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, por kjo e fundit siç del edhe nga teksti I përgjigjes së të dhunuarës, e ka mbrojtur Mziun, duke e quajtur atë socialiste. Ja dhe teksti e sms-së që i dërgoi Topallit: "Përshëndetje znj. Topalli. Jam punonjësja e Bashkisë së Kamzës. SMS-të që më ka dërguar z. Mziu janë të gjitha të vërteta dhe nuk ka asgjë të pavërtetë si thoni ju dhe ai imoral, dhe nuk jam socialiste ,por jam demokrate me shpirt me zemër. Se kush është arsyeja që ju e mbroni atë e dini vetëm ju, se me sa di unë jeni Kryetarja e gruas dhe jo e burrave. Nuk jam vetëm unë femër që ka ngacmuar Mziu, por janë dhe shumë të tjera që kanë marrë sms. Dhe nëse dëshira juaj është që të vërtetoni sa e vërtetë është meqenëse nuk na mundësoni një takim për ti parë dhe lexuar vetë se ashtu të intereson, se nuk ja ka marrë telefonin njeri tjetër Mziut dhe ka shkruar sms me nr e tij. Meqenëse ju mendoni se janë shpifje po i publikoj që ju të më besoni se janë të vërteta. Të shikosh edhe videot porno të Mziut se ju po mbroni atë ndërsa unë po mbroj veten deri në vdekje. Me respekt punonjësja e bashkisë së Kamzës.
Po ashtu ajo I dërgoi sms edhe sekretarit organizativ të PD, deputetit Flamur Noka: "Përshëndetje z. Noka, uroj të jeni mirë. Jam punonjësja e bashkisë së Kamzës. Kam bërë një takim me ju, ku ju kam treguar disa nga sms-të e Mziuit që më ka dërguar mua. Kam dhe shumë gjëra të tjera dhe nuk besoj se ju nuk mund ti hidhni poshtë dhe të thoni se janë shpifje. Kisha përshtypjen se në Kukës kishte akoma burra besnikë, po jua përsëris dhe një herë së Mziu nuk ka më vend Kamëz. Çfarë do llojë gjejë të ndodh do të jeni përgjegjës Ti, znj. Topalli dhe z. Tafaj. Ju mbroni atë, arsyet i dini vetëm ju ndërsa unë mbroj veten time deri në vdekje. Dhe ju do të mbani përgjegjësi për çdo ngjarje që mund të ndodh se unë I kam të ruajtura të gjitha sms-të ku ju kam kërkuar mbështetjen tuaj. Janë dhe shumë femra të tjera që do të veprojnë kështu si unë. Jua kam thënë dhe një herë që nuk më ndal asgjë, as vdekja për të treguar të vërtetën. Me respekt Punonjësja e Bashkisë së Kamzës".

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Reshjet rrisin prurjet në kaskadën e Drinit, niveli i ujit në liqenin e Fierzës rritet më shumë se 5 metra

Reshjet rrisin prurjet në kaskadën e Drinit, niveli i ujit në liqenin e Fierzës rritet më shumë se 5 metra