Dendias takim me ministren e Jashtme të Kosovës: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e kanë vendin në BE

Dendias takim me ministren e Jashtme të Kosovës: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e kanë vendin në BE

Donika Gërvalla dhe Nikos Dendias

GREQI- Qëndrim të palëkundur për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ka mbajtur ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias, gjatë një takimi me homologen kosovare Donika Gërvalla.

Gjatë takimit të zhvilluar në Athinë, kryediplomati grek e vuri theksin se integrimin e Ballkanit Perëndimor, në familjen europaine, aty ku i takon.

Ai tha se Greqia, si vendi i parë ballkanik që u bë pjesë e BE, ndjen ‘një detyrë të madhe morale për të ndihmuar të gjithë rajonin t’i bashkohet Evropës’.

Ministrja Gërvalla  nënvizoi se Kosova e vlerëson Greqinë si një shtet mik dhe partner dhe e çmon për konstruktivitetin në raport me agjendën evropiane dhe procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët.

kryediplomatët theksuan rëndësinë e avancimit të mëtejmë të marrëdhënieve ekonomike dhe në veçanti diskutuan lidhur me bashkëpunimin në fushën e energjisë, ku ministrja kosovare nënvizoi se Kosova ndodhet në fazën e shqyrtimit të opsioneve më të mira sa i përket strategjisë energjetike.

“E ardhmja jonë energjetike ngërthen në vete energjinë tradicionale dhe të ripërtërishme. Ne jemi në kontakt me miqtë tanë për opsionet për tranzicionin sfidues në këtë fushë. Ne do të vazhdojmë të jemi në kontakt të ngushtë me Greqinë për detajet dhe për vendimet tona në këtë drejtim”, theksoi ajo.

Gjithashtu, ministrja Gërvalla ripërsëriti aspiratat e Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës për integrim euro-atlantik. Në këtë kontekst përmendi angazhimin e madh të Qeverisë së re në forcimin e sundimit të ligjit si një parakusht për fuqizim dhe demokratizim të mëtejmë të vendit.

Ministrja Gërvalla po ashtu theksoi se njohja dhe respektimi i pavarësisë së Kosovës nga të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian, përfshirë Greqinë, do të ishte një lëvizje e guximshme për stabilitetin në rajon dhe më gjerë, që do të mundësonte hapjen e një dinamike të re në zgjidhjen e problemeve afatgjata në Ballkan.

“Jo vetëm për vendet tona, por më shumë për fëmijët dhe nipërit tanë, kjo do të ishte një premtim për stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në Evropë. Një hap i tillë do të ishte historik dhe mendojmë se është diçka që duhet të bëhet”, shtoi Gërvalla.

Vizita e ministres kosovare në Greqi pason atë në Kosovë të ministrit grek Dendias në qershor të vitit 2021. Gërvalla gjatë qëndrimit në Greqi do të zhvillojë takime edhe me diplomatë dhe me komunitetin e biznesit për të inkurajuar forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë