Denigrimi e bullizmi online, Linda Rama: 50% e dhunuesve, tinëzarë anonim! Barrikadë gjuhës së urrejtjes në media

Dhuna dhe denigrimi online i grave dhe vajzave është emergjenca ku kërkohet ndërhyrje me ligj në konferencën e rrjetit parlamentar ‘Gra të Lira nga Dhuna’ që organizohet për herë të parë nga Kuvendi bashkë me Asamblenë Parlamentare të Komisionit Evropian në Tiranë.

“Edhe pse gratë përbëjnë rreth 43% të anëtarëve të Këshillave Bashkiakë, fuqia qeverisëse e tyre është shumë më e vogël krahasuar me burrat. Burrat e marrin fjalën mbi 3 herë më shumë se gratë, ndërkohë që këtyre të fundit ju ndërpritet fjala në 22%, ndërsa burrave në 8% të diskutimeve. Ka hendek në pagat mes burrave dhe grave. Fuqia ekonomike e grave është më e ulët e se burrave”, tha Lindita Nikolla, kryetare e Kuvendit

Pedagogia dhe bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama krahas dhunës në familje ngriti tonin për gjuhën e urrejtjes duke bërë publike shifrat e organizatave ndërkombëtare të viktimave gra e vajza nga teknologjia, bullizmi kibernetik apo tinëzarët digjitalë.

“Në raportin e vitit 2024, bullizimi kibernetik arriti nivel rekord në Evropë, numri i viktimave vajza në çdo vend evropian është më i lartë se i djemve. Analiza e UNWomen rezulton se 41% e grave kanë qenë subjekt i një lloj dhunë online nëpërmjet teknologjisë, kryesisht nga instagrami. 50% e dhunuesve janë tinëzarë digjital persona të panjohur. 37%5  të dhunuarve e zgjidhin vetë duke u shkëputur dhe pak i drejtohen policisë me mosbesim se do të gjejnë zgjidhje tek ato”, tha Linda Rama, pedagoge.

Linda Rama u bëri thirrje vajzave dhe grave të shoqërive civile, deputeteve dhe ministreve që të bëhen barrikadë kundër denigrimit online dhe gjuhës së urrejtjes.

“Në raportin e monitorimit për gjuhën e urrejtjes në Shqipëri 2023, në shënjestër të diskursit denigrues është gjinia. Ka gazetarë e analistë, politikanë, artistë pedagogë që bëjnë gjyqin e të tjerëve pa u kundërshtuar nga intervistuesit drejtuesit e emisioneve”, tha Linda Rama.

Kryetarja e Kuvendit Nikolla tha se është rritur mbikëqyrja parlamentare në zbatueshmërinë e ligjit kundër dhunës me bazë gjinore, ndërsa ministret Koçiu dhe Manastirliu pranuan se ka nevojë për përforcim të dispozitave ligjore kundër dhunës digjitale

G.M./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare