Agron Shehaj është një xhuxhmaxhuxh politik që përpiqet të rritet duke shpërndarë urrejtje për këdo në Shqipëri. Kërkon të imitojë babain e tij shpirtëror, të fundit komunisto-stalinist të Ballkanit, Sali Berishën, të cilit i imiton stilin e shpifjeve dhe të gjuhës së dhunës për këdo dhe sistematikisht.
Agron Shehaj është një xhuxhmaxhuxh politik jo vetëm se mezi arriti të marrë 3,05% në zgjedhjet e fundit dhe të fusë 2 deputetë në Kuvend (mes të cilëve vetveten), por nxin çdo shqiptar apo copëz të Shqipërisë ku ai mendon se mund të përfitojë ndonjë klikim për të rritur sadopak staturën e tij prej xhuxhi politik.
E pamë së fundmi të vërsulet ndaj Robert Ndrenikës, ndaj Erjon Veliajt, i cili i është dorëzuar drejtësisë. Kush mund t’i vërsulet një njeriu që tashmë i është dorëzuar dhe është realisht në dorën dhe në burgjet e drejtësisë?
Agron Shehaj është larguar nga Partia Demokratike e të adhuruarit të tij Sali, duke “i grabitur” me serverin e trurit të tij prej xhuxhmaxhuxhi politik të gjithë fjalorin e shpifjeve, të urrejtjes, të sulmeve, të gjysmëtëvërtetave. Një ves i ulët që ua ka shpifur shqiptarëve në gjithë këto vite demokraci. Një ves i turpshëm prej stalinisti që shqiptarët e kanë dënuar me zhdukje. Thjesht çështje kohe dhe do të shohim se vendi ynë i torturuar nga urrejtja patologjike dhe përfituese e individëve të tillë nuk mund të largojë një Sali për t’i hapur vend imitimit të tij: Agron Shehajt, këtij xhuxhmaxhuxhi politik.
Rruga nuk është e lehtë për kë është rritur (pak) në shkollën e Sali Berishës. Por opozita që do të mundë të fitojë do të jetë vetëm ajo që do të gjejë një gjuhë të re, moderne, dhe që të ofrojë realisht një shpresë për ndryshim. Për papagallët e urrejtjes nuk ka të ardhme, mjafton papagalli original!
Komente









Ou.. me ne fund dhe nje artikull kunder shperndarrjes se urejtjes. U preka pa mase po me dridhen duart. Po te harrosh per nje cast mjerimin, shpopullimin, hajduterine, kriminalitetin, varferine, humbjen e shpreses ...artikulli behet kuptimpolote.
PërgjigjuAgron Shehaj eshte kot si Politikan por Robert Ndrenika qenka langaraq si njeri.
PërgjigjuSa me lehtesi e thoni fjalen e keqe dhe per nje njeri publik aq te respektuar! Vendimi i tjetrit per te respektuar nje te njohur ne nje situate te veshtire, edhe nese nuk te pelqen, eshte vendim i tij dhe respektohet. Kjo eshte A-ja e EDUKATES, eshte qytetari.
Mos ja vini re se eshte njeri i manget nga trute.Ku i madhi Ndrenika nder i kombit dhe ku ku Agroni njeri qe kur flet dhe vet nuk i kpton!
PërgjigjuÇfar do presësh nga hajduti i Vlorës...
PërgjigjuAgron Shehaj nuk eshte vetem xhuxhmaxhush eshte edhe cinik ironizon cdo gje qe rrotullohet rreth tij! Mos te harrojm se edhte pronar call centeri dhe per cudi pse nuk u hetua dhe ky se deri tani vetem deget ,filialet e call centerit jane hetuar?Artistet shqiptare jane e verteta reale popullore e Shqiperis jane yjet e kinematografis dhe meritojn respektin me te madh.
PërgjigjuHe mor Agron, lodhu per ket popull po deshe???
PërgjigjuSa mire e ke thene asnje presje nuk o heq.Kjo eshte e verteta per keta pjellat e Saliut.
Përgjigjushum e drejte. jo vetem xhuxhmaxhuxh politik por edhe si njeri. do ti dalin pislliqet ndrangetiste edhe ketij palo politikani se e ka nisur me pislleqe qe ka kerkuar ti laje me para cdo hap. prisni prisni dhe do te degjoni
PërgjigjuKur flisni dhe ju per gjysem te verteta... Pike e zeze tamsm
PërgjigjuPo mire dakord me kritikat po pse xhuxhmaxhuxh..i bje vlera shkrimit kur përdor një fjalë ofenduese edhe pse i ke shtuar politik nga mbrapa
Përgjigjuas sa mejremja nuk vlen o Tik
Po pse, të duket gjigant politik?
Robert Ndrenika e ka fiksuar ,me kontributet e tij,vendin ne historine e me te talentuarve te artit kinematografik e dramatik shqiptar.Eshte gjithashtu burre i urte,qytetar i denje e patriot. Nderkaq xhuxhmaxhuxhi politik i shkolles shqup-se a.shehaj ka nisur qe tani te harrohet. TUNG.
PërgjigjuAgronin n̈uk e duan edhe bashke fshataret e tij sepse jane rrac hajdutesh , por atij lulzimit i dalte shpirti qe mbushi Parlamentin me hajdute dhe drogaxhinj , fallcifikatore dhe babale qe u mori nga 500.mije euro dhe nje nder ta eshte dhe agron kajduti dhe fallcifikator , pa shkolle .hajduti agron.
Agroni sa do te hiqet si politikan i zoti ,prap ne gjurmet e gjyshit te tij do vej,i cili ka qënë i denuar me burgë per hajdut.prap ne rrënje do vej.