Dënimi 10-vjeçar i Skënderbeut
do të ishte rekord në Europë

Dënimi 10-vjeçar i Skënderbeut<br />do të ishte rekord në Europë<br>
Hetimi për Skënderbeun nga UEFA dhe kërkesa për pezullimin 10-vjeçar të skuadrës korçare është kthyer padyshim në temën kryesore të ditëve të fundit në vendin tonë. Gjatë 9 viteve të fundit, UEFA ka marrë masa administrative pezullimi me afate të ndryshme për skuadra apo persona të veçantë për përfshirjen e tyre në rastet ku ka pasur manipulime ndeshjesh. Në faqen e internetit të saj janë të renditur 16 masat administrative më të rëndësishme të marra kur janë ndeshur dhe faktuar aktivitete që kanë lidhje me trukimet e ndeshjeve.

Bie në sy që pjesa më e madhe e dënimeve ka ardhur pas hetimeve kombëtare të organeve policore, pa pasur nevojë për ndërhyrjen e Sportradar, ndërsa në rastet kur shteti ka qëndruar indiferent, atëherë ka qenë kjo kompani që ka siguruar provat për të nisur hetimet në të cilat shpeshherë është përfshirë edhe Europol. Rasti i parë në listë është pikërisht ai i skuadrës nga Maqedonia, Pobeda, që u bë “shembull” për të gjithë Europën, me ndëshkimin 8-vjeçar të saj dhe përjashtimin e përjetshëm të presidentit të klubit. Në këtë listë bën pjesë edhe Skënderbeu, por për pezullimin e vitit 2016. Nëse Skënderbeu do të dënohej sipas kërkesës, pra me 10 vjet, do të ishte dënimi më i rëndë për një klub futbolli që ka të bëjë me trukimin e ndeshjeve.

uefa
Lista e dënimeve te UEFA-s per ndeshjet e trukuara

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron