Dënimi i Salianjit, Bardhi: I kërkuam të ngujohej, por refuzoi! Sulmon gjyqtarët si Berisha: Armiq të PD, anëtarë të organizatës kriminale! Artan Gjermeni do shkojë në burg

Me tone të ashpra, Gazment Bardhi ka sulmuar trupën gjykuese të Apelit që konfirmoi vendimin me 1 vit burg për deputetin Ervin Salianji për kallëzim të rremë në dosjen Babale. Nga selia e PD, Bardhi iu drejtua gjyqtarëve me të njëjtën gjuhë si Berisha, ndërsa i quajti armikë të PD dhe anëtarë të organziatës kriminale.

Bardhi u ndal edhe tek gjyqtari Artan Gjermeni, për të cilin tha se do të shkojë në burg, ndërsa me tone kërcenuese u shpreh se vettingun do ua bëjë PD.

“Mjeran, mendon se duke dënuar deputetët e opozitës do bëjë karrierë. Kjo tjetra ka qenë për shkarkim, me votë të Fatmir Xhafës ka shkuar në Apel. Këta mendojnë se do bëjnë karrierë në kurriz të deputetëve të opozitës, në kurriz të dmeokracisë, ta harrojnë. Ta harrojnë, secili prej tyre nga sot është armik i PD dhe do trajtojmë si pjesë e organizatës kriminale që drejtohet nga Rama. Nuk mund t’i thuash vetes gjyqtar dhe të dënosh deputetin e opozitës pa ligj dhe pa prova. Ta çosh në burg për një vepër që nuk ka shkuar aksush në burg. Do shkojë në burg Artan Gjermeni, jo vetëm për falsifikimin që i ka bërë dosjes së Salianjit, por i ka shërbyer si një shërbëtor i rëndomtë bandave më të rrezikshme në vend. Një nga gjyqtarët që vendos çfarë thotë krimi dhe do shkojë në burg. Dhe vettingut që iu shmang me procedurë, do ja bëjë PD. Nuk mund të marrësh vendime që kalojnë çdo logjikë normale në një vend me demokraci të brishtë siç është Shqipëria”, tha Bardhi.

Bardhi nga ana tjetër njoftoi ndërprerjen e çdo marrëdhënieje institucionale me Kuvendin dhe mazhorancën.

"Nga ky moment me burg politik të deputetëve të opozitës, s’ka për të pasur marrëdhënie normale institucionale me shumicën e komanduar nga Edi Rama në Kuvendin e Shqipërisë. Mbështet thirrjen e Kryesisë për të përshkallëzuar aksionin poltik duke nisur nga data 6 tetor me protestën, dhe vijimin e rezitencës dhe përballjes së bashku me qytetarët në çdo rrugë, lagje, shesh të Shqipërisë", tha Bardhi. 

Kreu i grupit të PD, po ashtu tha se i kishin propozuar Salianjit që të ngujohej në seli dhe të mos dorëzohej për të vuajtur dënimin, por ai ka refuzuar. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:15
PD del bllof me denoncimet? Bardhi: Kështu na përqeshnin edhe për Elvis Rroshin, pastaj thonin nuk komentojmë drejtësinë

 

Deputeti Gazment Bardhi hodhi akuza të fortë ndaj Ramës dhe mazhorancës për burgosjen e Ervin Salianjit. Ndërkohë përmendi dhe dosjen Xibraku ku sipas tij Taulant Balla nuk merret në pyetje nga SPAK edhe pse deklaroi se e njeh të paidentifkuarin në atë dosje. 

'Më gjeni një vend ku ndodh diçka e tillë përjashto Rusinë. Tentuan të njëjtën gjë, keni dëgjuar ta thërrasin Ballën në SPAK. Tha e di të paidentifikuarin në dosjen e Xibrakës. E di kush është. Keni dëgjuar SPAK ta thërras. Kush është meqë je ministër? Plani ishte të gjeni një aktor dhe ta bënin Ols, siç gjetën një aktor dhe e bënë Geron.

Nuk ka dalë kurrë bllof PD me asnjë denoncim të saj. Kështu na thonin kur thoshim që Elvis Rroshi është kriminel i dënuar. Pastaj thonin nuk komentojmë vendimet e drejtësisë. Kështu thoshin dhe për Saimir Tahirin. E shpallën kampion Tahirin së bashku me kushërinjtë. E vërteta vonon por del në sipërfaqe. Nuk ka PR që llumin ia kthen në ar. Sot jemi të gjithë Ervin Salianji.

Deputeti Salianji ka dorëzuar një amendament që asnjë deputet i Kuvendit të përfitonte nga amnistia. Kërkesa është në Kuvend, sepse deputetë nuk e bëjnë amnistinë për veten e tyre por e bëjnë për qytetarët. Ka dorëzuar amendament që nga amnistia të përjashtohet çdo deputet i Kuvendit të Shqipërisë.'

Ora 16:03
Bardhi: Rama mori autorësinë! Iu drejtua me gisht Salianjit në seancën e 12 shtatorit dhe i tha do shkosh në burg

 

Deputeti Gazment Bardhi sot në konferencën me gazetarët pas mbledhjes së grupit të PD-së, tha për mediat se vendimi ndaj Salianjit u mor nga Edi Rama. Sipas tij, Rama iu drejtua Salianjit në seancën e 12 shtatorit duke i thënë se do shkonte në burg.

'E keni të qartë që solidaritetit jo vetëm nga demokratët po nga çdo qytetar i ndershëm ka qenë në nivelet maksimale, prandaj Rama mori autorësinë e pafshehur. Në seancën e 12 shtatorit në parlament e shpalli vendimin në atë seancë. Iu drejtua me emër mbiemër dhe i tha do shkosh në burg. Ky që nuk komenton. E keni dëgjuar që thotë nuk komentoj vendimet e gjykatës. Për deputetët e opozitës jo vetëm komenton por merr dhe autorësinë e vendimit. Prandaj anëtar të PD-së kanë bërë thirrje për ta mbështetur Salianjin. Lirimi i çdo të burgosuri politik të regjimit të Ramës, se po shtohen dita ditës me këtë standard. Prokuroria ka detyrim për njoftim vullnetar të personit.

Për 24 orë e çuan nga gjykata e Apelit, pastaj në shkallë të parë. Pa u gdhirë u bë shorti. A thua se po çojnë në burg një anëtar të ndonjë anëtar të organizatës kriminale. Jo po çojnë në burg një luftëtar të krimit. Për deputetin e opozitës hidhet shorti, lihet çdo punë. Është urgjencë e Ramës, që Salianji duhet të shkojë sot në burg. Është i përfshirë i gjithë shteti kundër një deputeti të PD-së. Pse qytetarët duhet të protestojnë janë të shumta. Në protestë duhet të jenë dhe pensionistët që ka 12 vite që tallet Rama. Çdo qytetar duhet ta ndjejë veten të përfshirë në këtë protestë dhe mision të PD-së.'

Sa për mbledhjen e Këshillit të Mandateve që duhet të shqyrtojë mandatin e Salianjit, Bardhi thotë se nuk është mbledhur pasi nuk kanë marrë përgjigje nga Rama që ndodhet në Amerikë.

'Nuk ka përgjigje sepse Rama është në Amerikë, presim të çohet Rama. Ky është një operacion mafioz që ka si kokë Ramën. Mesa duket është zgjuar me vonesë sot dhe kryetares së kuvendit nuk i ka kthyer përgjigje sot.'

Ora 16:01
Dënimi i Salianjit, Bardhi paralajmëron skenarë kaosi: Nuk do ketë marrëdhënie normale në Kuvend

Përpos protestës, PD pritet që të përshkallëzojë aksionin politik edhe në Kuvend. Pas mbledhjes së grupit të PD, Gazment Bardhi tha se do mbështesin vendimin e Ervin Salianjit për t’u dorëzuar në polici, pasi Apeli konfirmoi vendimin me 1 vit burg për kallëzim të rremë. Bardhi tha se ky është një vendim politik dhe opozita po burgoset me urdhrat e Ramës. Ai tha se nga ky moment, nuk do të ketë asnjë marrëdhënie normale në Kuvend.

Ne respektojmë vendimin e Salianjit, duke konfimuar që bashkë me grupin, edhe Salianji e konsideron padrejtësi vendimin politik të Apelit. Fakti që ligjërisht ai vendim është në fuqi, edhe pse efektet nuk mund t’i prodhojë ndaj mandatit të deputetit pa u mbledhur Këshilli i Mandateve, pa u lejuar të zbardhet vendimi i Gjykatës, të dimë arsyet që u ka shkruar Rama, pa i dhënë mundësi të bëjë rekurs në Gjykatë të Lartë, pa i dhënë mundësi të kërkojë pezullimin e vendimit në Gjykatën e Lartë. Grupi i PD duke respektuar qëndrimin personal dhe poltik të Salianjit, ka vendosur atë që në fakt është vendimmarrje poltike e grupit. Nga ky moment me burg pol të deputetëve të opozitës, s’ka për të pasur marrëdhënie normale institucionale me shumicën e komanduar nga Edi Rama në Kuvendin e Shqipërisë. Mbështet thirrjen e Kryesisë për të përshkallëzuar aksionin poltik duke nisur nga data 6 tetor me protestën, dhe vijimin e rezitencës dhe përballjes së bashku me qytetarët në çdo rrugë, lagje, shesh të Shqipërisë. Nuk është betejë që ne demokratët e bëjmë për partinë, por për Shqipërinë. Ish-ministrja e Jashtme vazhdon të lëvizë e lirë, Rama merr vendim poltik në Kuvend për të mos e dorëzuar para Kushtetueseses. Këto janë momente të vështira jo për PD, opozitën, por për Shqipërinë dhe çdo shqiptar.

E siguroj Ramën që me burgosjen poltike të Salioanjit, nuk tremb askënd, por na jep edhe më shumë forcë se ajo që kemi bërë deri tani është e pamjaftueshme për tu përballur me monstrën poltike që shqiptarët kanë parë gjatë këtyre viteve.

Këtë do ta shihni në ditët në vijim, ne e kemi marrë vendimin se çfarë duhet bërë. Ai parlament ka humbur misonin për të cilin shqiptarët na kanë cuar në atë sallë. Nuk na kanë cuar që deputetin e opozitës pa ligj pa prova ta çosh në burg, ndërsa atë që ke për burg ti japësh imunitet poltik me karton të kuq ndaj vendimeve të Kushtetueseses.

Ora 15:52
U paralajmërua ngujim në seli/ Bardhi: Do respektojmë vendimin e Salianjit që do vetëdorëzohet në burg edhe pse pa prova

Në fjalën e tij pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se vendimi ndaj Salianjit ishte politik i marrë me urdhër të Ramës. Për këtë arsye ai paralajmëroi veprime politike ndaj mazhorancës. Si fillim u mendua ngujim i deputetëve në seli për të mos dorëzuar Salianjin, por ky i fundit ka zgjedhur të dorëzohet vetë sot në orën 16:45.

'Dua të ndaj me ju qëndrimin e grupit të PD-së lidhur me vendimin e djeshëm politik të urdhëruar nga Rama në seancën plenare 12 shtator 2024, dhe të shkruar ditën e djeshme nga një trup e Gjykatës së Apelit. Vendimi i djeshëm nuk është as më shumë as më pak por një akt i mirëfilltë hakmarrje e grupeve kriminale ndaj një deputeti të opozitës që ka patur guximin të tregoj gishtin lidhje me krimin e organizuar të pushtetit vëllai i ministrit të brendshëm, Geron Xhafaj që shëtiste i lirë edhe pse i dënuar për trafik ndërkombëtar shkoi në burg. Hakmarrja politike e kthyer në vendime gjykatash i jep më së miri, edhe pse jemi anëtar u NATO-s, nuk ka shtet ligjor. Nuk ka demokraci.

Qëndrimi i grupit të PD-së është që nuk duhet të pajtohemi, nuk duhet të nënshtrohemi. Qëndrimi unanim i të gjithë kolegëve ka qenë kërkesa Salianjit të mos e zbatojë vendimin politik të Ramës. Vendimi unanim i grupit parlamentar është detyra jonë e gjithë grupit parlamentar. Sot u dënua çdo anëtar i grupit të PD-së, çdo qytetar i RSH që ka vendosur të jetojë në këtë vend. Prandaj dhe grupi sugjeroi ngujimin pa afat të të gjithëve deputetëve në seli e PD-së. Pa dyshim ishte vendim politik i grupit.

Por krahas vendimit politik jemi detyruar të respektojmë vendimin personal të Salianjit që të përballet me të keqen edhe me koston të shkojë në burg pa prova. Kjo sakrificë e Salianjit, sakrificë në emër të çdo demokrati do duhet të shërbejë si këmbanë alarmi për cilindo prej nesh. Kur një deputet i opozitës çohet në burg si shenjë hakmarrje e Edi Ramës rrezik për këdo. Me vendimin e djeshëm nuk ka rënë vetëm shteti ligjor.'

SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Rrugorja intensifikon masat për parandalimin e aksidenteve, drejtori Qato apelon të respektohen rregullat gjatë fluksit të fundvitit

Rrugorja intensifikon masat për parandalimin e aksidenteve, drejtori Qato apelon të respektohen rregullat gjatë fluksit të fundvitit