Dënimi i Salianjit, Rama reagon sërish: E turpshme kundërvënia ndaj drejtësisë, 'heroin' e ri mbretëria e shpifarakëve ta ngjisë në penxheren e katit të tetë! I përgjigjet Bardhi

Dënimi i Salianjit, Rama reagon sërish: E turpshme kundërvënia ndaj drejtësisë, 'heroin' e ri mbretëria e shpifarakëve ta ngjisë në penxheren e katit të tetë! I përgjigjet Bardhi

Kryeministri Edi Rama dhe Ervin Salianji

TIRANË- Një lajm të shumëpritur e quan kryeministri Edi Rama, vendimin e formës së prerë të Apelit për dënimin me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji për kallëzim të rremë në dosjen Babale. Në një reagim të ri, ndërsa Salianji u dorëzua për të shlyer dënimin, kreu i qeverisë thotë se është e turpshme mënyra se si demokratët iu kundërvunë drejtësisë.

E pikërisht këto reagime kundër drejtësisë, për kryeministrin Rama janë dallimi i qartë mes PS dhe ‘Mbretërisë së Shpifarakëve’, siç quan demokratët.

Rama thotë se dënimi i një shpifësi është lajm i mirë për lirinë e për demokracinë. Salianji është deputeti i parë që u dënua për shpifje në 34 vite, e për kreun e qeverisë, nga ky vendim ndihen të kërcënuar të gjithë shpifësit e foltoreve dhe banakëve të cilët sakatojnë me shpifje këdo që nuk e mundin dot politikisht.  

Kryeministri shkruan se ‘heroin e ri’ tashmë ta vendosin krah për krah penxheres së katit të tetë dhe bluzave kundër drejtësisë, pasi kështu do ta meritojnë edhe më shumë vendimin e hidhur të popullit në zgjedhjet e 2025.

Edi Rama: Heroizimi i një krijuesi rrethanash të rreme për të sulmuar publikisht një kundërshtar politik, duke çoroditur opinionin publik me një fushatë të egër shpifjesh përmes telenovelës “Babale”, si edhe kundërvënia me egërsi ndaj një vendimi gjykate të formës së prerë që bazohet në ligjin kundër veprës penale të kallëzimit të rremë, flet shumë qartë për dallimin mes dy botëve që ndajnë shumicën e Shqipërisë me Mbretërinë e Shpifarakëve nën Penxheren e Katit të Tetë të pakicës!

Viktimizimi i një të dënuari për një vepër të turpshme, e cila mund të konsiderohet kryevepra e turpit të Mbretërisë së Shpifarakëve - sepse nuk ishte thjesht një shpifje si miliona shpifjet që janë thënë e shkruar në këto 34 vjet Liri Shpifjeje, po ishte një fabrikim i tërë, një film i Kinostudios së Shqupit me aktorë e me producentë të përkushtuar për të bërë keq - tregon se sa poshtë ka rënë niveli i kuptimit të botës sonë mediatike për peshën e rëndë të shpifjes në jetën e një shoqërie.

Jo më kot shpifja konsiderohet në të gjithë librat e shenjtë si një mëkat gati i barabartë me vrasjen e tjetrit; jo më kot shpifja konsiderohet në botën demokratike si një vepër e dënueshme dhe si një helm prej të cilit janë ruajtur me fanatizëm organet e shtypit, deri kur bota mori kot nëpër oqeanin e mediave e të rrjeteve sociale, ku shpifja është kthyer në peshkaqenin më të frikshëm; jo më kot njerëzia në vendin tonë është lemerisur nga prurjet e shpifjes nëpër ekranet e kanalet e rrjeteve sociale.

Ideja se një politikan mund të shpifi lirisht në emër të popullit që e ka zgjedhur, ndërsa kush  lufton me shpifësit ligjërisht apo e thotë hapur si puna ime, se dënimi i një shpifësi është një lajm i mirë për lirinë e për demokracinë, nuk qenka tjetër përpos një shtypës i fjalës së lirë e i opozitarizmit, është një ide që ka marrë zë të lartë prej mbrëmë, pikërisht sepse shpifësit e të gjitha foltoreve e banakëve ndjehen të kërcënuar në lirinë e tyre për të sakatuar me shpifje publikisht, këdo që nuk e mundin dot politikisht me fakte e me argumente.

Faktet e argumentet duan punë e aftësi të tjera nga aftësia për të shpifur, që i shkon për shtat çdo humbësi në betejën politike e çdo dembeli të paguar për të informuar publikun, për të cilin shpifja është një depo e pambarimtë municioni në shpirtin e zymtë dhe mendjen e ngushtë.

Por nuk ka asnjë diskutim se për çdo njeri normal, që meriton të informohet lirisht për faktet dhe të ketë mundësinë ta ndjekë jetën publike e politike, pa u marrë zvarrë nëpër lumenjtë e llumit të shpifjeve e sherreve me libër shtëpie, vendimi i djeshëm i gjykatës ishte një lajm i shumëpritur pozitiv.

Sa për mua që nuk i komentoj vendimet e gjykatave, kjo vlen gjithnjë kur ato vendime nuk janë të formës së prerë apo edhe kur mund të mos më bindin personalisht, sepse kurrë nuk mund t’i ve në diskutim punët e drejtësisë, por nuk më ndalon dot askush që ta ndaj publikisht opinionin tim kur drejtësia bën drejtësi deri në fund.

Kështu që heroin e saj të ri Mbretëria e Shpifarakëve mund ta ngjisë edhe krah për krah Penxheres së Katit të Tetë në gjoksin e bluzave qesharake të luftës kundër Drejtësisë, sepse kësisoj jo vetëm do të ritregojë se sa larg realitetit të shqiptarëve është, po edhe do ta meritojë akoma më shumë vendimin e hidhur të Gjykatës Sovrane të Popullit në zgjedhjet e afërta politike.

Menjëherë pas reagimit të Ramës, erdhi edhe replika në distancë e kreut të grupit të PD, Gazment Bardhi, i cili shkruan se halli i kryeministrit nuk është drejtësia, por vëllai i tij Olsi Rama. 

Gazment Bardhi: Olsi Rama është halli i Edi Ramës, jo drejtësia; njëlloj siç Geroni ishte halli i Fatmir Xhafajt, dhe jo drejtësia! Fushata e egër e Edi Ramës për dënimin politik të Ervin Salianjit nga disa gjyqtarë hallexhinj s’ka të bëjë me drejtësinë. Ai po bën çfarë mundet për të ndikuar në hetimin e vëllait të tij dhe për të penguar të vërtetën e përfshirjes së Olsi Ramës me trafikantët ndërkomëbtarë të kokainës në Xibrakë.

Me të tilla fushata, e mbajmë mend që mohoi kanabizimin e vendit. Ne ishim shpifësit që i nxinim imazhin vendit. Mbrojti Saimir Tahirin. Edhe atëherë ne dolëm shpifës për trafikun e drogës me makinën e Ministrit të Brendshëm. Madje u dënuan dy zyrtarë të lartë të PD nga Dvorani me shokë, por e vërteta doli shpejt në dritë.

Mbrojti Elvis Roshin, Arben Ndokën, Armando Prengën, Valdrin Pjetrin, Agim Kajmakun, dhe të ngjashmit e tyre. Ne ishim shpifësit për akuzat e përdhunimit, vrasjeve dhe trafikur të drogës edhe për to. Mbrojti incineratorët. Ne shpifnim për korrupsionin, por një dyzinë zyrtarësh janë në burg për këtë.

Me këto fushata shpifjesh, sulmesh dhe dhune ndaj opozitës, Edi Rama ka mbrojtur çdokënd dhe çdo gjë që i rrezikonte pushtetin e vet. Ervin Salianji nuk e ka sajuar që vëllai i Ministrit të Brendshëm të Edi Ramës ishte një trafikant i dënuar droge në Itali dhe qendronte i qetë në Shqipëri, pa kryer dënimin, nën mbrojtjen politike të qeverisë së Edi Ramës. Ka diçka për të thënë për këtë Edi Rama?

Ervin Salianji u bë zëri publik i një denoncimi të ardhur në Partinë Demokratike se vëllai trafikant i Ministrit të Brendshëm të Edi Ramës vazhdonte i qetë aktivitetin e paligjshëm të trafikut të drogës. Cili institucion e hetoi që kjo nuk është e vërtetë? Policia e Shtetit vartëse e Ministrit me vëllain trafikant? Ka diçka për të thënë për këtë Edi Rama?

Pse nuk iu morën mostrat e zërit vëllait të Ministrit të Brendshëm, por u nis paketë postale për të bërë burgun në Itali? Ka diçka për të thënë për këtë Edi Rama?

Përpara se të na tregojë përrallat e vjetëruara me drejtësi të pavarur, Edi Rama duhet të na thotë edhe diçka tjetër. Çfarë bënte vëllai i tij me makinën që përdornin trafikantët e drogës së Xibrakës në të njëjtën kohë kur ngrihej laboratori i drogës dhe kishte nisur përpunimi i kokainës në Xibrakë? Ka diçka për të thënë për këtë Edi Rama.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • noli: 28/09/2024 07:25

    Kryebashkiaku i New Yorkut rrezikon 45 vjet burg per 5 bileta avioni e ca nete hoteli dhe kryeministri i djegesve qe percellojne popullin cdo dite me gjithe ppp te e famshme vazhdon e tregon perralla me moral e barcaleta me nastradiner.

    Përgjigju
  • ilir m: 28/09/2024 04:28

    MOS U MERZIT SE DO TE VIJE RADHA EDHE TY O RAMA...CESHTJE KOHE ESHTE....

    Përgjigju
  • goni: 28/09/2024 03:21

    KE TE DREHTE BARDHI,,EDI RANA ESHTE KEMBE E KOKE NE DROGE,,SE E PERDOR EDHE VETE,,,PRANDAJ NUK KA LEKE PER INCEBERATORIN E TIRANES,,DURRESIT,,VLORES,DHE SHKODRES,,,,DHE PER GJERA TE TJERA.. LEKET E SHTETIT KY MASKARA I BEB DROGE,,,..KURSE SALIANJI VETEN FAKTOI TRAFIKUN E DROGES TE BERE NGA VELLAI I XHAFAJT. VELLA PER BABA,,JO VELLA TAMAM....

    Përgjigju
  • Pena: 27/09/2024 22:39

    Bardhi dhe Babalja Jane shpifsa te certifikuar nga prof, dok mortja nga Vucidoli, Bardhit do I vij rradha kur te mbaroj hetimi per Olsi Ramen, ne Fier te dy bashke, te udheheqin dhe fushaten, nje rruge e Dy Pune!!!

    Përgjigju
  • Real: 27/09/2024 22:10

    Bardhi ka te drejte 100%!

    Përgjigju
  • Tafuti: 27/09/2024 19:40

    Je bere per tu meshiruar sinqerisht, ke degraduar cdo qelize te shtetit dhe del pa piken e turpit dhe flet! Me vjen turp qe te kam votuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Në dokumentet e vetë Ministrisë së Mbrojtjes, që në shkurt 2002, doli në ballë të mashtrimeve për datën e çlirimit, 28 nëntori ‘44, figuron si datë e çlirimit të Shqipërisë'/ Polemika e historianit të njohur

'Në dokumentet e vetë Ministrisë së Mbrojtjes, që në shkurt 2002, doli në ballë të mashtrimeve për datën e çlirimit, 28 nëntori ‘44, figuron si datë e çlirimit të Shqipërisë'/ Polemika e historianit të njohur