Dënimi nga UEFA, Skënderbeu
rrezikon rënien nga kategoria

Dënimi nga UEFA, Skënderbeu<br />rrezikon rënien nga kategoria<br>
Në rast të një dënimi të klubit të Skënderbeut nga UEFA, aq të rëndë siç është kërkuar nga inspektorët e këtij institucioni, korçarët rrezikojnë shumë edhe për një dënim tjetër në Shqipëri. Një dënim që mund të shkojë nga -12 pikë deri në rënien nga kategoria. 

Kjo sepse nëse përfundimisht dënohen me 10 vite pezullim dhe 1 milion euro gjobë nga UEFA si fajtorë për trukimin e rezultatit në favor të fitimeve në baste për 53 ndeshje, ku shumica janë në kampionatin shqiptar, atëhere FSHF është e detyruar që t’i ndëshkojë. Kjo pasi diçka e tillë është e sanksionuar në rregulloret e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Neni 68 i Kodit të disiplinës sportive që titullohet “Trukimi i ndeshjeve” shkruhet qartë se me verifikimin e rasteve serioze, ose rasteve të bashkëpunimit në mënyrë të organizuar klubi dënohet nga zbritje të 12 pikëve deri përjashtim nga gara ose kampionati, ose zbritje në një kategori më të ulët.

“Në rastin e verifikimit të pjesëmarrjes së një lojtari ose zyrtari në influencimin e rezultatit të ndeshjes në përputhje me paragrafin 1. të këtij neni, personi juridik, shoqata ose klubi ku bën pjesë lojtari ose zyrtari përkatës do të dënohet me gjobë me një vlerë prej 2,000,000 (dy milion) Lekë.

Me verifikimin e rasteve serioze, ose rasteve të bashkëpunimit në mënyrë të organizuar, personi juridik, shoqata ose klubi përkatës do të dënohet edhe me zbritje të 12 (dymbëdhjetë) pikëve, përjashtim nga gara ose kampionati, ose zbritje në një kategori më të ulët.”, thuhet në pikë 2 të nenit 68.

Duka nuk mund t’i mbrojë më
Tashmë nuk është më sekret se presidenti i FSHF-së Armand Duka që është një nga sponsorët zyrtarë të Skënderbeut dhe bashkaksioner në një kompani me ish-presidentin e klubit Agim Zeqo, ka influencuar që dënimi i parë i korçarëve në Europë të kalojë butë në Shqipëri. Pavarësisht se Skënderbeu u përjashtua për një vit nga kompeticionet europiane në vitin 2016, për trukin ndeshjesh, pasojat në vendin tonë ishin vetëm heqja e titullit kampion të sezonit 2015-2016.

Dhe kjo gati një vit më vonë, kur më në fund Komisioni i Etikës pranë FSHF-së vendosi këtë dënim. Por edhe këtë titull federata nuk pranoi t’ia jepte vendit të dytë të atij sezoni Partizanit, pasi mesa duket e ka ruajtur që t’ia kthejë korçarëve në rast se shpëtojnë në CAS.

E gjithë kjo ndodhi në 2016, por tashmë dy vite më vonë situata është krejt tjetër. Armand Duka nuk mund të rrezikojë kaq shumë dhe të injorojë një vendim ekzemplar nga UEFA për atë që vetë institucioni drejtues i futbollit europian e quan se përbën një trukim rekord me 53 ndeshje. Këtë linjë të re të kreut të FSHF e demonstron mjaft qartë edhe deklarata zyrtare e institucionit drejtues të futbollit shqiptar që këtë herë është distancuar hapur nga mbrojtja e Skënderbeut.

“Kjo është një çështje që i përket drejtpërdrejtë klubit anëtar (Skenderbeu) dhe vetë UEFA-s. FSHF do te jetë e hapur për çdo vendim disiplinor që mund të vijë në rrugë zyrtare nga trupat gjykuese të UEFA-s për rastin në fjalë.”, thuhet në reagimin e FSHF-së. Duka do të duhet të respektojë rregulloren e federatës pasi edhe situata rreth tij nuk është e favorshme, ndaj Skënderbeu mund të bëhet kurban.

Kodi i disiplinës sportive
Neni 68 Trukimi i ndeshjeve

1. Kushdo që komploton për influencimin e rezultatit të një ndeshje në kundërshtim me etikën sportive do të dënohet me pezullim nga ndeshjet për një periudhë prej 6 (gjashtë) muaj, si dhe me gjobë me një vlerë nga 1,500,000 (një milion e pesëqind mijë) Lekë deri në 3,000,000 (tre milion) Lekë. Me verifikimin e rasteve serioze, ose rasteve të bashkëpunimit në mënyrë të organizuar, shkelësit do të dënohen edhe me përjashtim përjetë nga veprimtaritë

2. Në rastin e verifikimit të pjesëmarrjes së një lojtari ose zyrtari në influencimin e rezultatit të ndeshjes në përputhje me paragrafin 1. të këtij neni, personi juridik, shoqata ose klubi ku bën pjesë lojtari ose zyrtari përkatës do të dënohet me gjobë me një vlerë prej 2,000,000 (dy milion) Lekë. Me verifikimin e rasteve serioze, ose rasteve të bashkëpunimit në mënyrë të organizuar, personi juridik, shoqata ose klubi përkatës do të dënohet edhe me zbritje të 12 (dymbëdhjetë) pikëve, përjashtim nga gara ose kampionati, ose zbritje në një kategori më të ulët.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City