Denis Cote, regjisori kanadez, që është anëtar i Jurisë së Festivalit Ndërkombëtar të Filmit që po mbahet këto ditë në Tiranë, kritikon mënyrën e organizimit të këtij eventi që mbahet prej 15 vjetësh në Shqipëri.
“Është një festival i vogël, shumë i vogël, me një buxhet të vogël, dhe që jepet në salla kinemaje jo shumë të mëdha, dhe kjo nuk mundëson tërheqjen e publikut, sepse filmat shfaqen edhe në ekrane të vogla. Megjithatë s’mund të them se është shumë keq.”, tha Cote.
Si anëtar jurie Cote nuk jep detaje për filmat, por kritikat e tij për mënyrën e organizmit nuk ndalen.
“Festivali duhet të sillet më pranë njerëzve. Të ketë më shumë kontakte me krijuesit dhe publikun, por edhe mediat duhet të përfshihen për të diskutuar, duke bërë kritika e vlerësime”, u shpreh Cote.
Cote ka shfaqur jashtë garës edhe filmin e tij “Skin So Soft”, pjesëmarrës dhe fitues në Locano Film Festival. Ai thotë se i pëlqen të eksploroj sa më shumë zhanre. Filmat shqiptarë janë një përvojë e re për të.
“Me filmat shqiptarë jam njohur disa vite më parë. I kam ndjekur me interes dhe me sy kritik. Kam njohur disa filma fantastikë si “Kolonel Bunker”, “Parullat” dhe prej tyre Shqipëria më është dukur një vend misterioz. Në këtë festival ka një përqindje të madhe të filmit shqiptar, që më jep mundësi të njoh dhe krijuesit e rinj”, tregon Cote.
Kur e pyet se pse Shqipëria i duket një vend misterioz, Cote përgjigjet:
“Shqipëria më ka bërë të njihem me rrethanat që e bënë të tillë. Kam lexuar për Historinë me problemet e luftërave në Ballkan e në Europë, për ndikimin e sistemit komunist sovjetik. Ndaj ardhja ime këtu më bën të ndihem si një gazetar që eksploron me të vërtetë një vend misterioz”, shprehet Cote.
TIFF do të mbyllet më 11 nëntor, ku pritet të shfaqen dhe fituesit.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?
-
Po
27.5%
-
Jo
63.9%
-
Nuk e di
8.6%
Vota total: 1865
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Nëse hyj në listë me Berishën dhe Ramën do votoj çdo gjë që duan ata', Duka del kundër marrëveshjes: Hap prapa
25 Korrik, 22:49
-
Conference League/ Egnatia mposht 0-1 Vikingur në Islandë, Dabjani bën të 'harrohet' Alen Sherri
25 Korrik, 22:45
-
Dua Lipa shfaqet me barkun e rrumbullakosur, habiten ndjekësit (VIDEO)
25 Korrik, 22:43
-
Diola Dosti flet për udhëtimin më të veçantë me partnerin
25 Korrik, 22:25
-
Pazari Berisha-Rama antikushtetues/ Spahiu: Lista e mbyllur quhet emërim, lista e hapur zgjedhje
25 Korrik, 22:16
-
Sherr për pronësinë në Kurbin, kushërinjtë qëllojnë me armë ndaj njëri-tjetrit, 3 të plagosur! Polici gjuan me armën e shërbimit
25 Korrik, 22:13
-
Shkarkimet në RTSH, deputetja e PS: Ka qenë vend qokash, strehoheshin të afërmit e personaliteteve
25 Korrik, 22:12
-
Hummels po pret transferimin te Real Madridi, 'Galaktikët' marrin vendimin
25 Korrik, 22:04
-
Zhupa: 144 punonjës të shkarkuar nga RTSH, nuk është portali i Alfred Pezës! Televizioni mbahet me taksat e shqiptarëve
25 Korrik, 22:02
-
Spahiu ironizon PD: Ëndrra e studentëve të dhjetorit, s’ishte me Fredi Belerin në Europë
25 Korrik, 22:01
-
Zgjedhjet në Himarë/ Duka: Të dy kandidatët janë mall importi! Shërbimi grek i pranishëm? Suli ironizon: Kanë ardhur dhe pushtuesit turk
25 Korrik, 21:56
-
Këshillit Drejtues i RTSH kundër Elhaida Danit si drejtoreshë e Festivalit të Këngës! Anëtari raporton në Kuvend, opozita debate: Keni shkarkuar 144 punonjës
25 Korrik, 21:48