Dënohen çeçenët për vrasjen e rivalit
të Putinit, plan kamuflimi nga Moska?

Dënohen çeçenët për vrasjen e rivalit<br />të Putinit, plan kamuflimi nga Moska?
Një ish-oficer i ushtrisë çeçene që goditi për vdekje një nga kritikët më të mëdhenj të regjimit të Vladimir Putinit në Rusi u dënua me 20 vite burg.
 
Boris Nemtsov, ish-zv/kryeministër gjatë presidencës së Boris Yeltsinit u godit dy herë me armë zjarri nga Zaur Dadayev në afërsi të Kremlinit gjatë kohës që po kthehej në shtëpi me të dashurën e tij në shkurt të vitit 2015.
 
Një juri me 12 veta shpalli fajtor: Zaur Dadayev, vëllezërit Shadid dhe Anzor Gubashev, Temirlan Eskerkhanov dhe Khamzat Bakhayev si pjesë e grupit që organizoi atentatin nda 55-vjeçarit Nemtsov. Të katër të dënuarit janë me origjinë nga Çeçenia.
 
Ish-bashkëpunëtorët e Boris Nemtsov janë indinjuar me vendimin e gjykatës duke pretenduar se vrasësit e vërtetë janë larguar dhe kjo situatë po orkestrohet për të mbuluar gjurmët e organizatorëve të vërtetë të krimit.
 
Bashkëpunorët e Dadayev morën dënime nga 11 deri në 19 vjet burg. Avokati i Zaur Dadayev tha për Reuters-in se pas dënimit ekzistojnë prova të pakundërshtueshme që vërtetojnë pafajësinë e klientit të tij.
 
Familjarët e Boris Nemtsov akuzuan hetuesit e cështjes që nuk kanë arritur të zbulojnë se si iu premtua grupit cecen shuma prej 15 milionë rublash (rreth 193.000 £) për të likujduar kundërshtarin e presidentit Putin.
 
Vadim Prokorov, avokati i familjes tha: ̏ Në dy vjet...prokurorët nuk kanë gjetur organizatorin dhe planifikuesin e vrasjes së Nemtsovit. Kjo është vrasja më e rëndë politike e shekullit XXI-të në Rusi. Është e gjitha një mashtrim ̋.
 
Aleatët e të ndjerit dyshojnë se pas kësaj vrasjeje qëndron figura e presidentit çeçen pro-rus, Ramzan Kadyrov , një lider brutal dhe i korruptuar në vendin e tij.
 
Boris Nemtsov shërbeu si zv-kryeministër për katër muaj gjatë vitit 1998, kur në krye të presidencës ruse ishte Boris Yeltsin.
 
Ai ishte kthyer në një nga përfaqësuesit opozitarë rusë më të fuqishëm ndaj qeverisjes së Vladimir Putinit. Për një kohë të gjatë ai po punonte për publikimin e një raporti që paraqiste ndërhyrjen ushtarake të paligjshme të Rusisë në Ukrainë.
 
Disa muaj përpara vdekjes, Nemtsov kishte nxjerrë informacione që akuzonin administratën e Vladimir Putinit për korrupsion. Gjatë telefonotave të fundit ai kishte shfaqur dyshime rreth një eleminimi të mundshëm fizik të tij nga kreu aktual i Kremlinit.
 
Vrasja e tij është kategorizuar si vrasja më e rëndë e nje figure të rangut të lartë politik në Rusi në 17 vitet e fundit.



d.v/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi