Dënohen me 12 vjet burg nga Gjykata e Hagës ‘Tigrat e Arkanit’
Jovica Stanishiç dhe Franko Simatoviç
Gjykata e Kombeve të Bashkuara në Hagë dënoi me nga 12 vjet burgim dy ish-shefa të shërbimit të sigurimit shtetëror të Serbisë, të akuzuar për udhëheqjen e grupeve paraushtarake gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, në vitet 1990.
Të dënuarit janë Jovica Stanishiç, 70 vjeç, ish-shef i shërbimit të sigurimit shtetëror të Serbisë, dhe zëvendësi i tij, Franko Simatoviç, 71 vjeç.
Prokuroria kishte kërkuar dënim të përjetshëm, ndërsa mbrojtja, lirimin e tyre.
Grupet paraushtarake, të udhëhequra nga ta, kanë përfshirë njësitë elitare, të quajtura Beretat e Kuqe dhe Tigrat e Arkanit.
Të dyja njësitë dyshohet se kanë vrarë qindra njerëz.
Gjykata në Hagë ka liruar Stanishiqin dhe Simatoviçin nga akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në vitin 2013.
Por, pas protestave dhe apelit të prokurorëve, gjykatësit kanë urdhëruar në vitin 2015 rigjykim të rastit kundër tyre.
Rigjykimi ka nisur në vitin 2017.
Të dy të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm për krime kundër njerëzimit, të tilla si: përndjekjet, vrasjet, dëbimet dhe transferimet me forcë.
Të dy kanë qenë bashkëpunëtorë të ngushtë të ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviç, i cili ka luftuar luftëra në Slloveni, Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë.
Millosheviç është gjykuar po ashtu në Hagë, por ka vdekur përpara se t’i shqiptohej dënimi, në vitin 2006./ REL
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?
-
Po
52.6%
-
Jo
41.9%
-
Nuk e di
5.6%
Vota total: 6783
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Si Serbia po e zvogëlon numrin e shqiptarëve në Preshevë
14 Korrik, 14:18
-
NATO shpreh shqetësim: Situata e sigurisë në Kosovë nuk është stabilizuar, ka mundësi për përkeqësim
11 Korrik, 20:03
-
Kurti për CNN: Serbia si Rusia, do zgjerim të territorit! Ndërkombëtarët t'i bëjnë presion të largojë bazat ushtarake përreth kufirit me Kosovën
9 Korrik, 23:28
-
Konjufca: Kosova nuk mund të hedhë hapa për zbatimin e marrëveshjes derisa Serbia po shkel parimet e saj
9 Korrik, 15:05
-
Në 25-vjetorin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi, SHBA i kërkon Serbisë drejtësi
8 Korrik, 17:09
-
Takimet e fundit përfunduan pa rezultat, VOA: Mungesë gatishmërie për zhbllokimin e procesit të bisedimeve Kosovë–Serbi
6 Korrik, 21:30
-
Këshilli i BE i zgjat mandatin, Lajçak: Obligimet për Kosovën dhe Serbinë nga dialogu s’ndryshojnë me lehtësuesit e rinj
6 Korrik, 10:07
-
Presidenti i Serbisë, Vuçiç: Kurti dëshiron të aktrojë si një Zelenskiy i vogël në Ballkan
5 Korrik, 16:28
-
Serbia arreston një person të dyshuar për 'krime lufte' në Kosovë më 1999
3 Korrik, 19:34
-
"Mesazh sarkastik apo revolucionar", çfarë fshihet pas pamfletit me imazhin e Vuçiçit në veri?
3 Korrik, 17:29
-
Bruksel/ Kryenegociatorët e Kosovës, Serbisë dhe i dërguari i BE-së takim trepalësh
2 Korrik, 21:59
-
Konjufca ngre alarmin: Qindra njerëz në Serbi po stërviten për një sulm në Kosovë
1 Korrik, 14:16