Deputeti serb Goran Rakiq dënohet për mosdeklarim të pasurisë, 3 muaj burg me kusht dhe 1 mijë euro gjobë

Deputeti serb Goran Rakiq dënohet për mosdeklarim të pasurisë, 3 muaj burg me kusht dhe 1 mijë euro gjobë

Deputeti serb Goran Rakiq

Deputeti serb nga Partia Progresive Serbe, i cili ka qenë edhe ish-ministër i qeverisë së Kosovës, Goran Rakiq është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 3 muaj burgim me kusht dhe me 1.000 euro gjobë.

Dënimi i tij është bërë për shkak të mosdeklarimit të të ardhurave nga buxheti i Serbisë më 2020 në Agjencinë kosovare Kundër Korrupsionit.

Rakiq u dënua nga Gjykata Themelore në Prishtinë pasi ai nuk e kishte deklaruar saktë pasurinë e tij më 2020, përkatësisht përveç pagës nga buxheti i Kosovës si ministër, ai merrte pagë edhe nga buxheti i Serbisë për shkak se mbante një post të lartë në Shkollën Ekonomike në Kosovë, që funksionon sipas sistemit serb, si dhe mbante postin e drejtorit të Ndërmarrjen Publike “Standard”, që po ashtu funksionon sipas sistemit serb.

Në nëntor të vitit 2022, zyrtarët e listës Serbe u larguan nga institucionet në veri të Kosovës, nga Qeveria dhe Kuvendi për shkak të vendimit të kryeministrit Albin Kurti, për të riregjistruar makinat me targa të lëshuara nga Serbia në ato të lëshuara nga Kosova.

Megjithatë, deputetët e rinj të kësaj partie kanë marrë mandatet në Kuvend në mes të nëntorit me arsyetimin se ishte një “aksion strategjik”. Politika e Listës Serbe është që këta deputetë të mos marrin pjesë në seanca plenare, përkatësisht të paraqiten në Kuvend çdo gjashtë muaj që të mos u digjet mandati për shkak të mospjesëmarrjes. Ata gjatë gjithë kohës marrin pagat e deputetëve, të cilat janë rreth 1.800 euro

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?