ANGLI - Chris Huhne, ish-ministri i Energjetikës gënjeu për një gjobë për shpejtësinë mbi normën e kaluar dhe e kanë dënuar për mashtrim me 8 muaj burg.

Ish-ministri i Energjetikës i cili u dënua nga një gjykatë në Londër me tetë muaj burg për shkak të përpjekjes për t’i kaluar gjobën në emër të ish-gruas së tij për tejkalim shpejtësie në vitin 2003.

Huhne, 58 vjeç, u deklarua fajtor për pengim të drejtësisë pasi ka kaluar muaj të tërë duke mohuar akuzat.

Ai dha dorëheqjen si deputet në të njëjtën ditë në të cilën ai pranoi fajësinë e tij.

Edhe ish-gruaja e tij Vicky Pryce, u dënua javën e kaluar me të njëjtën akuzë dhe gjithmonë ka këmbëngulur se ajo ishte e detyruar për të marrë përgjegjësinë e gjobës.

Çifti u nda në vitin 2010 pasi doli në dritë marrëdhënia jashtëmartesore e Huhne me konsulenten e tij të marrëdhënieve publike.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)