Dënohet me 15 muaj burgim dhe 12 mijë euro gjobë i akuzuari për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë në Zveçan

Dënohet me 15 muaj burgim dhe 12 mijë euro gjobë i akuzuari për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë në Zveçan

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka vendosur në çështjen penale kundër të akuzuarit me inicialet N.O, për veprën penale sulmi ndaj personit zyrtar dhe pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi.

Shtetasi N.O i cili akuzohej për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës afër objektit të Komunës së Zveçanit më 29 maj 2023 është dënuar me 15 muaj burgim dhe 12 mijë euro gjobë.

“I akuzuari N.O është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjete (15) muaj për veprën penale sulmi ndaj personit zyrtar, i cili dënim do të ekzekutohet menjëherë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 23.06.2023, do ti llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim. I akuzuari N.O është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj edhe për veprën penale Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi, e që konform nenit 44 paragrafi 1 të KPRK-së, me pëlqimin e të akuzuarit dënimi me burgim i zëvendësohet me dënimin me gjobë, në shumë prej dymbëdhjetë mijë €uro (12.000 €), të cilin dënim duhet ta paguaj në afat prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Në rast se i akuzuari nuk dëshiron apo nuk mund ta paguaj dënimin me gjobë, gjykata komfor nenit 43 paragrafi 3 të KPRK-së, dënimin me gjobë do t’ia zëvendësoj me dënim me burgim, duke iu llogaritur njëzet €uro (20 €), për një ditë burgimi”, thuhet në njoftim të gjykatës.

Me aktvendim të veçantë, të akuzuarit N.O i vazhdohet masa e paraburgimit deri në kohëzgjatjen e dënimit, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Po ashtu, në njoftimin e gjykatës thuhet se i akuzuari obligohet që ti paguaj shpenzimet e procedurës, në emër të paushallit gjyqësor shumën prej njëqind euro, në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, po ashtu obligohet i akuzuari që në emër të kompensimit të viktimave të krimit të paguajë shumën prej njëqind euro, në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

“Me datë 29.05.2023, në intervalin kohor duke filluar nga ora 06:00 e deri në orët e mbrëmjes, në perimetrin në të cilin gjendet objekti i Komunës së Zveçanit, i akuzuari N.O në koordinim me shumë të pandehur të tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, kishin marr pjesë aktiv në grupin e personave në kryerjen e veprave penale serioze, në atë mënyrë që përmes përdorimit të dhunës i kishin sulmuar dhe kanosur ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, duke përdorë mjete të forta, mjete shpërthyese të improvizuara si dhe armë të zjarrit nga të cilat janë lënduar të paktën tridhjetë (30) pjesëtar të forcave paqeruajtës të KFOR-it, tre (3) nga ta nga predhat e armëve të zjarrit si dhe disa pjesëtar të Policisë së Kosovës, të cilët kanë qenë në detyrë zyrtare për të garantuar rendin dhe qetësinë publike për të gjithë qytetarët në atë pjesë, e që me këto veprime kishin rrezikuar seriozisht jetën dhe trupin e këtyre personave zyrtar, e të cilëve edhe iu kishin shkaktuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftim.

Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./Kosovapress

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?