Dënohet me 15 vjet burg ish-presidenti i Koresë Jugore

Dënohet me 15 vjet burg ish-presidenti i Koresë Jugore

Ish-presidenti i Koresë Jugore, Lee Myung-bak

Ish-presidenti i Koresë Jugore, Lee Myung-bak është dënuar për korrupsion me 15 vjet burgim. Lee e ka marë ndëshkimin gjatë një seance në Seul të premten nën akuzat për ryshfet, përvetësim dhe abuzim me pushtetin, duke u udhëruar që të paguajë edhe 11.5 milionë dollarë gjobë.

Mirëpo ish-presidenti nga ana tjetër ka pretenduar se akuzat e bëra janë të motivuara politikisht. Ai është bërë ish-lideri i katërt jugkorean që është burgosur, duke pasuar burgimin e paraardhësit të tij në muajin prill.

Gjithashtu Park Geun-hye është dënuar me 33 vjet burgim pasi është gjetur fajtor për abuzim me pushtetin.

Lee Myung-bak nuk ka qenë prezent gjatë seancës gjyqësore për shkak të siç është thënë shëndetit të dobët. Ndërkohë Gjykata në Seul ka njoftuar se “ndëshkimi i ashpër për të akuzuarin ka qenë i pashmangshëm” për shkak të natyrës serioze të krimit.

Gjykata bënë të ditur se ka gjetur për ish-lideri se ka pranuar të holla në vlera miliardëshe nga kompania Samsung, në këmbim të faljes së udhëheqësit të kësaj ndërmarrjeje, Lee Kun-hee.

Megjithatë për këtë akuz të ngritur nga gjykata kompania ka mohuar se i ka dhënë ish-presidentit të holla.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë