6 kushtet e “nuses së Maminasit”/ Si e hipnotizoi postierin, blerjet që nga papagajtë te unazat e floririt

6 kushtet e “nuses së Maminasit”/ Si e hipnotizoi postierin, blerjet që nga papagajtë te unazat e floririt

Enertila Beqja në gjykatë dhe profili i saj i rremë në Facebook

Enertila Beqja, vajza që futi në kurth punonjësin e postës Bajrush Ahmeti, është maskuar pas 7 profileve të rremë në Facebook, duke mashtruar persona të ndryshëm. Një ndër profilet e saj të hapura ishte dhe një me emrin e këngëtarit të njohur “Aleksandër Gjoka”, duke vijuar më pas me “Elona Gjoka”, “Agim Gjoka”, “Eli Eli” etj. Në total sipas prokurorisë Enertila Beqja ka arritur ti marë 5.337.527,7 lekë të reja shetasit A.Bushi.

Për këtë veprimtari kriminale të saj, prokuroria e Durrësit ka kërkuar dënimin e Enertila Beqja me 3.4 vite burgim. Për tu martuar me postierin Enertila Beqja,i ka vënë 6 kushte postierit të fshatit Manzë të Durrësit. Sipas prokurorisë në Mars të vitit 2017 të dëmtuarit B.A, i ka shkruar një profil me emrin “Arjan Shahini” ku i ka thënë që vjehrra vdiq. “Arjan Shahini” ishte prezantuar si burri i motres se Elones, shtetases Migena Shahinit. Me pas i dëmtuari B.A  i ka shkruar që të shkonte në Itali dhe të merrte pjesë në varrim por ata nuk i janë përgjigjur.

Në muajin Korrik të vitit 2017 i shkruan një profil me emrin “Agim Gjoka” ku i prezantohet si babai i Elonës dhe i vendos disa kushte nëse Bajrush Ahmeti, do të vazhdonte lidhjen me Elonën. Ai i ka vendosur gjashtë kushte të cilat ishin, të ndërroheshin të gjithë dhuratat e floririt që ky i kishte dërguar Elonës pasi ashtu ishte fiksuar atij,të mos fliste me asnjë përveç se me Agimin për këtë pjesë, të blente gjithçka që do ti pëlqente vajzës, ti dërgonte 5000 euro fillimisht si garanci që ti kishte Elona pasi ato të martoheshin, si dhe fejesën dhe dasmën do ti shpallnin në vitin 2020.

Enertila Beqja në gjykatë

Hipnotizimi i postierit

Bajrush Ahmeti ka qënë i hipnotizuar totalisht nga bisedat që bënte me vajzën me emrin “Elona Gjoka”, të cilët i ka blerë në total 58 dhura me vlerë të konsiderueshme, që përllogaritet deri në 60 milion lekë të vjetra. Nga kjo histori mashtrimi, Ahmeti ka mundur të marrë mbrapsht vetëm 10 milion lekë të vjetra, por kur ka kërkuar 5 mijë euro, ai është kërcënuar me vrasje. Sot gazeta “Shqiptarja.com”, zbardh të plotë listën me 58 sendet me vlerë dhe dhuratat e ndryshme, që 30-vjeçari kishte blerë dhe më pas ja dorëzonte të dashurës së tij imagjinare, që bisdeonte në “FB”. Kjo histori dashurie virtuale ka lënë me pasoja depresioni 30-vjeçarin Bajrush Ahmetaj. Pas publikimit të historisë së mashtrimit me anë të fotove false në “Facebook” të vajzës që i mori sende me vlerë 6 milionë lekë të reja,mësohet se 30-vjeçari që shpresonte të fejohej me Enertila Beqja,ka pësuar tronditje të thellë mendore. Babai i 30-vjeçarit, Ismet Ahmetaj thotë se djali i tij është në një gjendje të rënduar psikologjike pas zbulimit të së vërtetës dhe publikimit të historisë. “…Djali po kalon një situatë të rëndë psikologjike…Ju lutem na lini të qetë pasi nëse i ndodh gjë djalit, do akuzoj juve të medias”-u shpreh ai për gazetën “Shqiptarja.com”.

Banesa tre katëshe

Bajrush Ahmetaj me origjinë nga Hasi jeton në një banesë tre katëshe në fshatin Perlat të Sukthit, ndërsa punon në postë. Ai u bë i njohur, pasi shpenzoi mbi 53 milion lekë të reja, për ti bërë qefin “nuses” së tij të ardhshme, por që në fund ka mbetur tërësisht i zhgënjyer dhe tashmë është zhytur në depression. Bajrush Ahmetaj i ka plotësuar të gjitha dëshirat gruas virtuale, duke i blerë dyshek “Dormeo”, tre qen, papagallë, pistë vrapimi, të gjitha mobiljet e shtëpisë, telefona dhe shumë materiale të tjera, deri tek unaza dhe orë flori, me vlerë 2 milionë lekë.

I mobiloi e shtëpinë bleu unaza 2 mln lekë

Në muajin mars të vitit 2015, e ka marrë në telefon një numër privat ku i ka dalë një zë femre që i ka thënë se “…të njoh ty, që punon ke posta e Manzës…”. Pas dy ditësh i kishte bërë ftesë një adresë në facebook-un e tij me emrin Elona Gjoka. Ai e ka pranuar këtë adresë dhe ka vazhduar të komunikonte me të, ku ajo i ka thënë se ishte nga Manza dhe që jetonte në Itali me familjen e saj, por kishte ardhur me pushime në Manzë. Ajo e ka marrë në telefon me numrin 0665528XXX dhe 0688434XXX. Nga muaji shtator i vitit 2015, ajo i ka kërkuar një ndihmë që t’i blinte një palë divanë familjes së Myrteza Beqjas nga Manza dhe kallëzuesi i ka blerë në shumën 55.000 lekë dhe ia ka dërguar familjes së Myrteza Beqjas. Në muajin nëntor të vitit 2015, ajo i ka kërkuar që t’i blinte tri dyer druri për familjen e Myrteza Beqjas dhe ai ka shkuar dhe i ka blerë te “Megatek”, në shumën 34.000 lekë dhe i ka dërguar në shtëpi. Pas disa kohësh ajo i ka thënë për disa bizhuteri floriri për t’ia blerë me pretendimin se do të bënin fejesën rreth Vitit të Ri 2016 dhe ai i ka blerë dy unaza floriri në shumën rreth 30.000 lekë të reja dhe orë, varëse, vëthë floriri në shumën rreth 80.000 lekë të reja,të cilat i ka dërguar te shtëpia e Myrteza Beqjas. Gjatë komunikimeve nga muaji mars i vitit 2016, ajo i ka kërkuar që t’i blinte unaza floriri për familjen e tyre, Myrteza, Emine dhe Enertila Beqja. Ai ka shkuar në Durrës, pranë argjendari “Kapedani”, ku ka blerë dy unaza floriri, dy varëse dhe një orë në shumën rreth 200.000 lekë dhe ia ka dërguar te shtëpia e Myrteza Beqjas. Po gjatë kësaj periudhe, ajo i ka kërkuar që të blinte dhe gjëra të tjera si pllaka shtrimi, minibar, kundërbufe, perde, dhomë gjumi, tapete, tavolinë kuzhine së bashku me gjashtë karrige, dy krevate druri të vegjël, dyshekë “Dormeo”, televizor i markës “Sony” dhe dy të markës “LG”, aparat digitalb “HD”, lavatriçe, frigorifer, një pistë vrapimi, 36 m2 parket laminat për shtresë dhe t’ia kompletonte të gjithë shtëpinë. Ai ka rënë dakord të shkonte në dyqane dhe në bazë të fotografive që ky ia ka dërguar në facebook, ato që i kanë pëlqyer i ka blerë dhe ia ka dërguar. Të gjithë artikujt kanë qenë në vlerën rreth 400.000 lekë të reja.

I bleu dhe tre qen, kanarina e papagaj

Po kështu ka blerë dhe ka dërguar te banesa e Myrteza Beqjas  edhe tre qen, disa zogj Kanarina dhe Papagaj, së bashku me kafazet, si dhe dy qengja, një këndore me kolltukë, një kolltuk tek, një tavolinë së bashku me karrige plastike që rrinë jashtë në verandë.

Marja e shumës prej 10 mijë euro

Gjatë vitit 2016 shtetasja e paraqitur me emrin Elona i ka kërkuar shuma të ndryshme nga 200 deri në 1.000 euro, të cilat kallëzuesi Bajrush Ahmati ia ka dërguar te shtëpia e Myrteza Beqjas, shuma të cilat shkojnë rreth 10.000 euro. Më pas i ka kërkuar që t’i blinte sende shtëpiake të ndryshme si sobë drush, tuba shkarkimi, katër topa katroma për izolimin e shtëpisë, 30 metra linearë tub për kanalet e ujërave të zeza etj., të cilat ky i ka blerë dhe vlera e tyre ishte rreth 80.000 lekë dhe ia ka dërguar në shtëpinë e Myrteza Beqjas.

Dy milion lekë për djalin e sëmurë

Më pas shtetasja e prezantuar me emrin Elona i ka kërkuar ndihmë për djalin e sëmurë të vëllait dhe kallëzuesi i ka dërguar rreth 200.000 lekë. Elona i ka kërkuar që t’i blinte dy aparate telefoni Samsung dhe dy aparate telefoni “Iphon-6” dhe “Iphon-7+”, si dhuratë për fejesë. Ky i ka blerë telefonat me një vlerë që shkonte rreth 360.000 lekë. Elona i ka kërkuar disa pajisje shtëpiake si enë kuzhine, lavastovilje, frigorifer, televizor si dhe disa pajisje për kozmetikë, ku vlera e tyre arrinte rreth 500.000 lekë dhe të gjitha këto i ka dërguar te shtëpia e Myrteza Beqjas.

Dhënia e 6 mijë eurove

Në muajin korrik të vitit 2017, me të dëmtuarin Bajrush ka komunikuar një bashkëpunëtor i shtetases së prezantuar me emrin Elona (që prezantohej si i ati), i cili i ka kërkuar një shumë prej 5.000 eurosh dhe ky ia ka dërguar te shtëpia e Myrteza Beqjas dhe pas disa ditësh ai i ka kërkuar edhe 1.000 euro të tjera, të cilat ia ka dërguar po te kjo shtëpi. Gjatë korrikut të vitit 2017, ata i kanë kërkuar që të blinte një qen, një “Iphon 7+”, disa kanarina, si dhe ushqim për to, një palë divane të tjera si dhe një motor për Myrteza Beqjan, për të cilin i ka dërguar edhe kopjen e kartës së identitetit. Të gjitha këto i ka blerë në shumën rreth 300.000 lekë të reja dhe ia ka dërguar te shtëpia e Myrteza Beqjas.

Lista e dhuratave të bëra

1.  Divanë 55.000 lekë të reja

2.  Tri dyer druri 34.000 lekë të reja

3.  dy unaza floriri 30.000 lekë të reja

4.  Orë Floriri

5.  Varëse floriri

6.  Vëthë floriri 80.000 lekë të reja

7.  Dy unaza floriri për prindërit

8.  Dy varëse për prindërit

9.  Një orë në shumën rreth 200.000 lekë

10.         Pllaka shtrimi

11.         Minibar

12.         Kundërbufe

13.         Perde për dritare

14.         Dhomë gjumi

15.         Ambazhurë

16.         Tapete

17.         Tavolinë kuzhine

18.         Gjashtë karrige

19.         Dy krevatë druri të vegjël

20.         Dyshekë “Dormeo”,

21.         Televizor i markës “Sony”

22.         Dy Tv të markës “LG”

23.         Aparat digitalb “HD”

24.         Lavatriçe

25.         Frigorifer

26.         Pistë vrapimi

27.         36 m2 parket laminat

28.         Tre qen

29.         Disa zogj Kanarina

30.         Ushqimin për to

31.         Dy Papagaj

32.         Dy kafazë

33.         Dy qengja

34.         Një këndore me kolltukë

35.         Një kolltuk tek

36.         Një tavolinë së bashku me karrige plastike

37.         200.000 lekë për nipin e sëmurë

38.         Telefoni “Iphon-6”

39.         Telefoni “Iphon-7+”

40.         Dhurata të tjera për fejesë.

41.         Enë kuzhine

42.         Lavastovilje

43.         Frigorifer

44.         Televizor

45.         Pajisje për kozmetikë

46.         200.000 lekë për nipin e sëmurë

47.         Telefoni “Iphon-6”

48.         Telefoni “Iphon-7+”

49.         Dhurata për fejesë.

50.         Enë kuzhine

51.         Lavastovilje

52.         Frigorifer

53.         Televizor

54.         Pajisje për kozmetikë

55.         5.000 euro

56.         1 mijë euro të tjera

57.         Një palë divane të tjera

58.         Një motor për Myrteza Beqjan

59.         I ka marrë mbrapsht 10 mln lek

 

Enertila Beqja emrat e rreme në FB “Elona Gjoka”

“Eli Eli”

“Agim Gjoka”

“Aleksander Gjoka”

“Genci Gjoka”

“Arjan Shahini”

“Kristi Shahini”

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë