Tiranë, zbulohet Exchange i kriptomonedhave, sekuestrohen 60 mijë euro e dy llogari në kripto 135 000 euro, në kërkim administratori nga Kosova

Një 48-vjeçar nga Kosova që administronte një pikë për këmbimin e parave në Tiranë, u shpall në kërkim, pasi paratë e klientëve i hidhte në portofole virtuale dhe ndërkohë nuk bënte asnjë deklarim të klientëve dhe parave që ata sillnin duke e pasur të pamundur gjurmimin e origjinës së tyre.

Policia thotë se finalizoi operacionin e koduar “Crypto” pas hetimeve me metoda proaktive nga krimi Ekonomik nën drejtimin e prokurorisë së Tiranës. Në gjendje të lirë po hetohet punëtori i subjektit, një 22-vjeçar nga Tiranë, i cili u shërbente klientëve.

Sipas policisë, klientët sillnin para për t’i investuar në monedha virtuale. Në disa raste kur vlera e investuar ishte rritur në rrjetet e kriptimonedhave, ata i tërhiqnin në para cash përmes të njëjtës pikë këmbimi të administruar nga kosovari në kërkim. Edhe në këtë rast, asgjë e deklaruar.

Administratori paguhej për shërbimin që u jepte klientëve, me garancinë se në të gjitha rastet investimi nuk do u shkonte dëm, dhe vlera e parave që kishin dorëzuar në fillim, do të rritej në portofolet virtuale.

Por administratori nga Kosova, duket të ketë përfituar shuma të mëdha parash cash nga klientët, nisur nga fakti që në dy llogari me kriptomonedha që policia sekuestroi, vlera e monedha virtuale kishte arritur në 135 mijë euro. Por cash në subjekt, ai kishte 60 665 euro të përftituara nga kjo veprimtari e paligjshme, të cilat blutë e Tiranës i sekuestruan. Pra, loja e tij për të mos i kthyer klientëve para cash, duket të ketë qenë premtimi se ai do të punojë që monedha virtuale të fitojë akoma edhe më shumë vlerë.

 Në pikën e këmbimit të parave u gjetën edhe 2 kompjuterë që shërbenin për të menaxhuar sistemet e kriptomonedhave, 1 laptop dhe një aparat celular.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 16/07/2023 03:14

    Te ne, kriptot mund t'i marresh ne makinat e monedhave.Te japin mundesi te zgjedhesh kur sjell monedha te mbledhura,ose i shkemben me para ne leter,ose ne kripto.

    Përgjigju
  • Tata: 15/07/2023 15:28

    Nuk eshte me koha e Sudeve. Regjistra veprimesh mbahen kudo,por dhe ligjet duhen ndjekur. Ky qe iku e di qe eshte antishtet. Cryptot blihen online ne blokcheing,jo neper sportele o idiote

    Përgjigju
  • Lala: 15/07/2023 13:21

    Idiotsi E shtetit.parat E Mia I investoj Ku te dua.perderisa na lejohet ti fusim parat ne Banka me perqindje miserabel ateher PSE Nuk I fusim dot me perqindje ne crypto.crypto sesht veprimtari E paligjshme esht burse.shteti ta lehalizoj E te Marri fitimet E veta.nejse un E Bej.marr nje fitim mujor prej 600euro ne muaj gati.dhe Si bej keq asnjerit.po humba humbas parat E Mia.thjesht Nuk I kam mbyllur me interes Bänke we esht NGA 1 deri ne 3% por ne Krypton me Interesse we fillojn NGA 4 E deri ne 40% .Ku esht dallimi Ketu.banka mban tvsh NGA parat E Mia binance mban tvsh NGA fitimet E mia.privat bankat.privat binance.a skam te drejt un te investoj parat E Mia Ku te dua? Nehme ngushellime atyre qe U Kan sekuestruar lekun E tyre te fituar me mend

    Përgjigju
  • Gazepi: 15/07/2023 12:41

    Kur denoncoja une aparaturat dhe produktet e kriptonellave rama thoshte hiqeni mga puna

    Përgjigju
    • Yp xhixhi: 15/07/2023 13:43

      Na re gazepi te hyfte ne thybe akrepi.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, makina përfundon mbi bodurë

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, makina përfundon mbi bodurë