Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas denoncimeve më të fundit të Partisë Demokratike për familjet e prekura nga tërmeti.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka marrë rastin e Fran dhe Bardhe Krosi nga fshati Bushnesh. Ai shkruan se bëhet fjalë për individë e familje që i vihen në dispozicion Partisë Demokratike për propagandë.

Më tej, Rama i vë faj edhe mediave, që sipas tij, nuk marrin mundimin për vërtetësinë e atyre që ai i quan shfaqje të shëmtuara.

"Vazhdon avazi i ulët i mishit për top, me individë e familje që i vihen në dispozicion Partisë Demokratike për shfaqjet e propagandës së saj të shfrenuar kundër qeverisë, falë edhe mediave që nuk marrin mundimin më të vogël të verifikojnë vërtetësinë e këtyre shfaqjeve të shëmtuara… Njëra palë më dembele se tjetra", shkruan Rama.

VIDEO e postuar nga kryeministri Rama