Anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Sokol Çomo, ka deklaruar se që nga viti 2010, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka promovuar gjyqtarët në mënyrë të paligjshme.

“Shqetësimi është se nga 2010-ta e këtej nuk bëhet asnjë promovim në bazë të kritereve të ligjit. Nga 2010-ta e këtej, të gjitha promovimet janë bërë në kundërshtim të hapur të ligjit. Kandidatët nuk kanë pas dy vlerësime dhe janë bërë gjyqtarë apelesh. Kandidatët nuk kanë pas dy vlerësime, janë bërë kryetarë gjykatash. Kam 2 vjet që kërkoj vlerësim të përshpejtuar për ta sjellë veprimtarinë në kuadrin e ligjit, nuk bëhet”, ka deklaruar Sokol Çomo.