Ndonëse prej disa ditësh ishte denoncuar shtrimi i rrugëve elektorale nga ushtria, kjo e fundit nuk është tërhequr nga aktiviteti i saj në fushatën e 23 Qershorit.
Deputeti tashmë i PS në Peqin, Alfred Peza denoncoi atë kohë skandalin e radhës të abuzimit me pronat publike.
E ndërsa kandidati socialist ndodhej në këtë zonë për të ndjekur nga afër punimet për ndërtimin e një shtëpie të re për familjen e Xhevahir Kaloti, stafi elektoral i tij ka fotografuar edhe disa mjete ushtarake aty pranë që shtronin rrugën pranë shtëpisë.
“Ndërkohë që shtëpia në Kalotaj po përfundon, ushtria vazhdon fushatën elektorale kundër meje duke u kujtuar pas 8 vitesh për ta hedhur zhavorr në rrugën e këtij fshati”, shkruan në rrjetin social Facebook, Alfred Peza. Duke denoncuar që në atë kohë përfshirjen e ushtrisë së drejtuar nga ministri Arben Imami në fushatën elektorale në favor të PD dhe mazhorancës së atëhershme, ndonëse është e depolitizuar.
Shkrimi u publikua sot (06.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com